Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në vitin 2021 planifikon të organizojë trajnim dhe të zbatojë dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (në tekstin që vijon: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).

Të gjithë personat që janë të interesuar dhe synojnë të marrin pjesë në trajnimin dhe provimin profesional për përfaqësues janë të ftuar, jo më vonë se data 20.1.2021, në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mënyrë elektronike, të raportojnë interesimin për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues duke dorëzuar një Njoftim për interesim për pjesëmarrje (Aneksi 1 i këtij njoftimi) në e-mail adresën në vijim: contact@aso.mk.

Më poshtë janë kushtet, mënyra dhe procedura për dhënien e provimit profesional për përfaqësues:

KURRIKULA PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL

Kurrikula për dhënine e Provimit profesional për përfaqësues përmban lëndët e mëposhtme:

  1. Bazat e Menaxhimit të Rrezikut dhe Sigurimeve
  2. Legjislacioni i sigurimeve
  3. E drejta tregtare dhe obligative
  4. Përfaqësimi në Sigurime dhe Kodi i Etikës
  5. Sigurimi i jetës dhe
  6. Sigurimi jo-jetë.

ZBATIMI I TRJANIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL

Përmbajtja e detajuar e secilës prej lëndëve nga pjesa e parë e provimit profesional për përfaqësues është elaboruar në Kurrikulën për dhënien e provimit profesional për përfaqësues dhe përmban kurrikulën, rregulloret dhe literaturën. Plani mësimor ose Kurrikula botohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional për përfaqësues përcaktohet me hollësi në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet për zbatimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 47 / 2019, 35/2020 dhe 280/2020).

Kandidatët që kalojnë me sukses provimin profesional për përfaqësues do të marrin Certifikatë për dhënien me sukses të provimit profesional për përfaqësues.

Kandidatët që nuk e kalojnë provimin profesional për përfaqësues tre herë radhazi, humbin të drejtën për të ridhënë provimin dhe për të marrë pjesë në trajnim.

MBAJTJA E TRAJNIMIT DHE DHËNIA E PROVIMIT PROFESIONAL

Trajnimi dhe provimi profesional për broker do të kryhet nga pedagogë (që japin leksione) të angazhuar nga Agjencia.

Provimi profesional do të mbahet on-line duke përdorur një platformë të përshtatshme në internet.

PROGRAMI I LEKSIONEVE DHE PROVIMEVE

Datat e sakta dhe orari i detajuar i leksioneve gjatë trajnimit si dhe datat e sakta dhe orari i hollësishëm për provimet do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit, përkatësisht provimit për secilën lëndë në veçanti.

KOMPENSIMI PËR PJESMARRJEN NË TRAJNIM DHE PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL

Për pjesëmarrjen në trajnim dhe dhënien e provimit profesional, kandidatët paguajnë një tarifë ose një kompensim në vlerë prej 7.000 denarësh sipas Listët së Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e tarifave dhe taksave që i arkëton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës.

Kandidatët që do të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin dhe provimin profesional dhe për të cilët do të konfirmohet se i plotësojnë kërkesat, u kërkohet që të paguajnë tarifën jo më vonë se 15 ditë para ditës së planifikuar për fillimin e mbajtjes së trajnimit dhe dhënies së provimit profesional.

TË  DREJTË PËR PJESËMARRJE NË TRJANIMIN DHE PROVIMIN PROFESIONAL

Të drejtë për të marrë pjesë në mbajtjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional ka një person i cili ka mbaruar katër vjet të arsimit të mesëm (shkalla IV) ose arsimin e lartë.

NJOFTIM (SHPALLJE PËR PJESËMARRJE )

Agjencia do të informojë kandidatët e interesuar për organizimin e trajnimit dhe provimit profesional, si dhe për kohën dhe vendin e trajnimit dhe provimit profesional me një njoftim në shtypin ditor dhe në faqen e saj të internetit.