Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve ju informon të gjithë të interesuarve se gjatë periudhës 19–21.09.2013 dhe gjatë periudhës 26–28.09.2013, do të organizojë trajnim për Përfaqësues në sigurim, të cilët pas pjesëmarrjes dhe kalimit me sukses të provimeve, kandidatët do të mundet të pajisen me Çertifikatë për kalim të suksesshëm në provimin profesional që kërkohet për të marrë licencë për Përfaqësues në sigurim.

Të gjithë kandidatët e interesuar, deri më datën 13 shtator (e premte), viti 2013, mund të aplikojnë duke parashtruar një Kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe nënshtrim në provim për të kontrolluar gatishmërinë profesionale të duhur për të kryer punë përfaqësuese në sigurim, në Agjencinë e mbikëqyrjes së sigurimeve, adresa: rr. Vasil Gllavinov, nr. 12, TCC Pllaza, kati 2, Shkup (në arhivë), çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në orën 16:30.

Kandidatët gjatë aplikimit duhet të dorëzojnë:

Latërnjoftim (Pasaportë – për shtetas të huaj) në dispozicion,
Dëshmi për kryerje të shkollës së mesme (shkalla e IV) ose shkallë më të lartë të arsimit në origjinal ose i vërtetuar nga noteri.
Aplikimin për pjesëmarrje në trajnim dhe nënshtrim në provim për të kontrolluar gatishmërinë profesionale të duhur për të kryer punë përfaqësuese në sigurim, mund ta merrni këtu.