Rritjen më të madhe të shitjeve në gjysmën e parë e ka pasur sigurimi i shëndetit në udhëtim,
me të cilin janë siguruar 155 mijë persona, ose gati 87 mijë të siguruar më shumë se e njëjta
periudhë e vitit të kaluar. Ka një rënie të vogël në shitjen e sigurimeve të pronës, ndërsa
kërkesa për sigurime shëndetësore private vazhdon të rritet, edhe pse me një intensitet më
të ulët.

Qytetarët dhe kompanitë kanë investuar 5,4 miliardë denarë (87,7 milionë euro) në sigurime jo-
jetë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera
e aseteve të investuara në sigurime është më e lartë për 8 për qind, përkatësisht tregu i
sigurimeve është rritur për 401 milionë denarë (6,5 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare të
Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).

Numri i kontratave të lidhura të sigurimit për gjashtë muajt e parë u rrit me 20 për qind. Që nga
fillimi i vitit e deri më tani, të siguruarit kanë lidhur mbi 761 mijë kontrata sigurimi me shoqëritë

e sigurimeve për të 18 klasat e sigurimeve të jo-jetës. Rritja më e madhe e numrit të policave të
sigurimit të shitura është në sigurimet e shëndetit gjatë udhëtimit.

Për gjashtë muajt e parë janë lidhur 155,000 kontrata sigurimi të shëndetit gjatë udhëtimi, që
është dy herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Ky lloj sigurimi u mundëson qytetarëve që kur udhëtojnë jashtë vendit të transferojnë rrezikun
e dëmeve të mundshme tek shoqëritë e sigurimeve.

Qytetarët në këtë lloj sigurimi në gjashtë muajt e parë kanë investuar 89,9 milionë denarë (1,5
milionë euro).

Ashtu siç pritej, peshën më të madhe në totalin e investimeve në sigurime për këtë periudhë e
ka kategoria e sigurimit të auto-përgjegjësisë (AP). Me këtë sigurim, i cili është i detyrueshëm
me ligj, rrezikun e merr përsipër shoqëria e sigurimit që ju ka shitur policën nëse automjeti juaj
shkakton dëme kundrejt automjeteve të tjera dhe përdoruesve në qarkullim.

Numri i policave të shitura që sigurojnë automjete në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 8 për qind.

Në sigurimin e autopërgjegjësisë gjatë kësaj periudhe janë investuar 2,4 miliardë denarë (39
milionë euro) ose 8 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në sigurimin e pasurisë, klasën më të madhe të sigurimit vullnetar, në gjashtë muajt e parë të
siguruarit kanë investuar 1,3 miliardë denarë (21,2 milionë euro). Kjo është 7 për qind më pak
se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Pothuajse 70 mijë qytetarë, kompani dhe persona juridikë
kanë siguruar pasurinë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti.

Në klasën më të njohur – sigurimet shëndetësore private, firmat dhe siguruesit kanë lidhur 13
mijë kontrata, që është 32 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Siguruesit kanë investuar mbi 385 milionë denarë (6,3 milionë euro) në këtë produkt për
gjashtë muajt e parë, që është 66 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Paralelisht me rritjen e investimeve në këtë sigurim rriten në mënyrë dinamike edhe pagesat e
dëmeve, shkak për të cilin është bërë përdorimi i tepërt i këtij produkti nga të siguruarit dhe
rritja e çmimeve të shërbimeve nga spitalet private. Pikërisht për këtë arsye, disa nga shoqëritë
e  e sigurimeve nuk e përjashtojnë mundësinë e racionalizimit të këtij lloj sigurimi.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili
rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve
dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve
dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.