Në ceremoninë solemne që u mbajt në Bankën Popullore të Serbisë, më 26 Tetor, Guvernatorja e Bankës Popullore të Serbisë, znj. Jorgovanka Tabakoviq dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, z. Klime Poposki nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Me Memorandumin trajtohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave dhe të dhënave në fushën e zbatimit të supervizionit në sferën e sigurimeve. Me miratimin e ftesës për nënshkrimin e Memorandumit, Banka Popullore e Serbisë, në mënyrë të hapur e manifestoi transparencën e saj për bashkëpunim rajonal.

Duke e pasur parasysh faktin se tregjet e sigurimeve në vendet tona ballafaqohen me sfida të ngjashme, bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave, praktikës dhe njohurive, në masë të konsiderueshme do të kontribuojë në avancimin e aktiviteteve të institucioneve tona, si dhe në drejtim të mundësimit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse të të siguruarve dhe shfrytëzuesve të produkteve dhe shërbimeve të siguracionit.