Më 13 Mars të vitit 2012, anëtarët e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve zhvilluan një takim pune me z. Karl Van Hule, udhëheqës i njësisë për sigurim dhe sigurim pensional, e cila është pjesë e integruar e Drejtorisë së Tregut të brendshëm dhe shërbimeve në kornizën e Komisionit Evropian.

Përfaqësuesit e Agjencisë e informuan z. Van Hule për Legjislacionin egzistues në Republikën e Maqedonisë, gjithashtu u diskutua për regjimin e ri ne fushën e sigurimit Solvenca 2 dhe sfidat e paraqitura nga ky regjim. Ne këtë kontekst, përfaqësuesi u informua se është formuar një grup pune me përfaqësues të Agjencisë, të Ministrisë së Financave si bartës i legjislacionit dhe ekspertë nga industria e sigurimeve, në mënyrë që të sjellë zgjidhje të reja ligjore konform kërkesave të regjimit të Solvencës 2. Një nga pikat e rendit të ditës ishte mbrojtja e të siguruarve dhe shfrytëzuesve të produkteve dhe shërbimeve të sigurimit, gjegjësisht çfarë aktivitetesh Agjencia ka marrë në këtë segment, por gjithashtu u diskutua edhe për përvojën e shteteve anëtare të BE-së.