XPRIMM është internet portal dhe revistë e huaj e specializuar për sigurime dhe për sigurimin pensional. XPRIMM ekziston më shumë se 15 vjet dhe posedon pozitë unike në tregjet e specializuara, përmban të dhëna statistikore, risi dhe informacione për industritë e sigurimeve në më shumë se 32 vende dhe njëherësh është platformë për komunikim dhe shkëmbim të të dhënave për vendet e Evropës dhe më gjerë. XPRIMM në bazë të rregullt publikon të dhëna dhe informacione për industrinë e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë dhe gjithashtu, publikoi edhe informacione për fatkeqësinë natyrore e cila e përfshiu vendin tonë. Në këtë link: http://www.xprimm.com/Macedonia-in-need-of-aid-after-the-severe-flooding-of-August-6th-articol-2,10,22-8261.htm mund ta shkarkoni informacionin i cili njëkohësisht e përmban edhe apelin për t’u ofruar ndihmë atyre që pësuan nga vërshimet.