Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit ka lëshuar licencë për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës-Themelimi i një shoqërie të re sigurimi VIG
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbikqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare nr. 27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 88/2005, 79/2007, 08/2008, 88/2008 , 56/2009 dhe 67/2010), Këshilli i ekspertëve i Agjencisë për Mbikqyrjen e Sigurimeve sollën vendim për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës për Shoqërinë aksionere WINNER life- Vienna Insurance Group, Shkup.
Si themelues të shoqërisë së re për sigurimin e jetës paraqitet shoqëria me renome ndërkombëtare Vienna Insurance Group (Vienna Insurance Group Wiener-Städtische Versicherung AG), Schottenring 30, A-1010 Wien, nga Republika e Austrisë.
Shoqëria aksionere WINNER life- Vienna Insurance Group, Shkup është e vendosur në adresën Bul. “Metropolitan T. Gologanov” nr.28 / 1 Shkup.
Me lëshimin e licencës së re, numri i shoqërive të sigurimit për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të jetës rritet për një kompani tjetër dhe në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë aktualisht veprojnë një total prej tre shoqërive për sigurimin e jetës.