KONKURS I BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.4/2026
KONKURS I BRENDSHËM PUNËSIMI Nr.4/2026 për plotësimin e vendeve të punës me ngritje në detyrë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve shpall Konkurs të brendshëm punësimi për ngritje në detyrë të 1(një) nëpunësi administrativ për këtë vend pune:
- АСО 01 01 Б03 005 Ndihmës Koordinator në Drejtorinë e Mbikëqyrjes off–site, Shërbimi profesional i mbikëqyrjes – 1 ekzekutes.
Kushtet e veçanta
- niveli i kualifikimeve VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 240 kredite sipas EKTS ose shkallës së përfunduar arsimore VII/1, Arsim të lartë
- të paktën katër vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat të paktën një vit në një pozicion pune në sektorin publik, ose të paktën gjashtë vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat të paktën dy vjet në një pozicion drejtues në sektorin privat.
Kompetenca të përgjithshme të punës në nivelin e avancuar:
- zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve për çështje të fushëveprimit
- mësim dhe zhvillim
- komunikim
- arritjen e rezultateve
- punë me të tjerët/punë në ekip,
- vetëdijësim strategjik
- orientim ndaj palëve/palëve të përfshira
- aftësi drejtuese dhe
- menaxhim financiar.
Kompetencat e veçanta të punës:
– njohuri aktive të njërës prej tre gjuhëve më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht),
- njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë.
Orari i kohëzgjatjes së punës
Java e punës zgjat 5 ditë pune (nga e hëna në të premte), kohëzgjatja e plotë e punës është 40 orë në javë, respektivisht 8 orë në ditë me fillimin e orarit ditor të punës në periudhën nga 7:30 deri në 08:30 dhe përfundimin e orarit të punës në periudhën nga 15:30 deri në 16:30. Punët dhe detyrat e punës do të kryhen nga i punësuari në ambientet afariste të punëdhënësit.
Vlera e pagës bazë neto për vendin e punës nga pika 1 i këtij Konkursi është 77.947,00 denarë.
Në konkursin e brendshëm të punësimit mund të aplikojë nëpunësi administrativ, i punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, i cili i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës të përcaktuar për nivelin përkatës nga Marrëveshja Kolektive e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si dhe:
- të jetë vlerësuar me vlerësimin “spikat veçanërisht” ose “spikat” gjatë vlerësimit të fundit;
- të jetë në vendin e punës në një nivel më të ulët ose të jetë në vendin e punës brenda të njëjtës kategori me vendin e punës për të cilin është shpallur konkursi i brendshëm i punësimit;
- të ketë kaluar të paktën dy vjet në vendin aktual të punës; dhe,
- të mos ketë marrë asnjë masë disiplinore në vitin e fundit para shpalljes së konkursit të brendshëm të punësimit.
Kandidatët për vendin e punës me numrat rendorë 1 të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme si dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme:
– Vërtetim të shtetësisë (kopje);
– Diplomë ose vërtetim për shkallën e arsimit të përfunduar;
– Vërtetim se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
– Vërtetim për marrjen e provimit për menaxhim administrativ.
– Vërtetim se kandidati nuk është dënuar për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kandidatët, përveç dëshmive për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta, mund t’i bashkëngjisin aplikimit edhe dëshmitë e mëposhtme në formë të shkruar:
– certifikata për trajnime të kryera me sukses dhe/ose,
– certifikata për mentorim të suksesshëm (si mentor ose punonjës i mentoruar i Agjencisë).
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 5 (pesë) ditë, duke llogaritur një ditë pas shpalljes së konkursit (duke mos llogaritur ditën e publikimit).
Nëpunësit administrativë të interesuar dorëzojnë në arkivin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Kërkesën e plotësuar dhe dëshmi për të dhënat që përmban kërkesa, me shënimin “për konkursin e brendshëm të punësimit”.
Aplikimi jo në kohën e duhur, i paplotë dhe i pakompletuar nuk do të merret parasysh.
Në kërkesë/aplikacion, kandidatët janë të detyruar nën përgjegjësi të plotë materiale dhe penale të konfirmojnë se të dhënat në aplikacion janë të sakta dhe provat e paraqitura janë njësh me origjinalin.
Procedura do të zbatohet nga Komisioni Përzgjedhës për Ngritje në Detyrë të formuar nga ana e Kryetarit të Këshillit të Ekspertëve.
SHËNIM: Kandidati i cili plotëson të dhëna të rreme në kërkesë ose nëse konstatohet se ka shënuar të dhëna të rreme, do të skualifikohet nga procedurat e mëtejshme për këtë konkurs.
Konkurs i brendshëm gusht 2026
Kërkesë për aplikim për konkursin e brendshëm gusht 2026 – dygjuhëshe
Seancë e mbajtur më 13 gusht 2026
- Procesverbali i seancës së 17-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 15 korrik të vitit 2026;
- Kërkesë për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e funksionit anëtar i Bordit Drejtues të Shoqërisë të Sigurimeve SIGAL Inshurens Grup SHA Shkup për personin Driton Azizi;
- Kërkesë për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e aktivitetit të përfaqësimit nga Prokredit Banka SHA Shkup;
- Raportit për parashtrimin e ankesave në AMS nga ana e të siguruarve, përdoruesve të sigurimit dhe personave të tretë – komulative për 2Q të vitit 2026;
Seancë e mbajtur më 28 korrik 2026
- Procesverbali i seancës së 16-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 15 korrik 2026;
- Raport mbi aktivitetet e kryera në fushën e edukimit financiar, përfshirjes financiare, mbrojtjes së personave të siguruar dhe bashkëpunimit me institucionet dhe organet përkatëse, për periudhën 1.1.2026-30.6.2026;
- Informacion për Raportin Mujor për numrin e kontratave të lidhura të sigurimit dhe shumën e primit të sigurimit të arkëtuar dhe të transferuar nga OBD PREMIUM INSURANCE SHA Shkup,
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues të Kompanisë së Sigurimeve HALK INSURANCE për personin Ilo Ristovski;
- Vendim për përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e edukatorëve për realizimin e trajnimit dhe provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i certifikuar/autorizuar (2026-2028);
- Vendim për formimin e Komisionit për ushtrimin e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i certifikuar/autorizuar (2026-2028);
- Informacion në lidhje me vërejtjet e paraqitura në Procesverbalin e mbikëqyrjes off-site Nr. PA1 08-15 të datës 15.7.2026 të Shoqërisë së Brokerimit të Sigurimeve Mak Trend Broker SHA Shkup.
Seancë e mbajtur më 15 korrik 2026
- Procesverbali i seancës së 15-të të Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, të mbajtur më 10 korrik të vitit 2026;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e emrit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIJA, SHA Manastir.
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e selisë së regjistruar të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIJA, SHA Manastir.
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ndryshimin e statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIJA, SHA Manastir.
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit që Shoqëria e Auditimit GRANT THORNTON SHPK Shkup të auditojë pasqyrat financiare të Shoqërisë së Sigurimeve PRVA ZIVOT SHA Shkup për vitin 2026.
- Vendim për shfuqizimin e masave të mbikëqyrjes për ZOIL MAKEDONIJA, SHA Manastir.
- Vendim për shfuqizimin e masave të mbikëqyrjes për ZOIL MAKEDONIJA, SHA Manastir.
Seancë e mbajtur më 10 korrik 2026
- Procesverbali i seancës së 14-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, mbajtur më 26 korrik 2026;
- Informacion mbi zbatimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2026, me bilancin deri më 30 qershor të vitit 2026;
- Kërkesë për marrjen e dakordësimit për shoqëri auditimi për vitin 2026 të VINNER LIFE;
- Raport mbi analizën e përgjigjeve të Pyetësorit mbi Edukimin Financiar, Përfshirjen Financiare dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, 2025;