Aktivitetet në kuadër të projektit rajonal për të siguruar rrezikun e fatkeqësive (Europa Reinsurance Facility Ltd.) , për të cilat Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve (AMS) është caktuar si implementuese, vazhdojnë edhe më tej. Në kuadër të projektit, është propozuar zbatimi i një koncepti të ri të sigurimeve bujqësore. Për këtë qëllim, më datën 18.11.2013, u mbajt prezantim nga një ekip i Evropa Re dhe z. Çarls Stutli, konsulent për sigurime bujqësore, para përfaqësuesve të kompanive të sigurimit që kryejnë shitjen e policave të sigurimit bujqësor dhe para të punësuarve në AMS.
Në prezantim u shpjeguan karakteristikat e tri llojeve të sigurimit në bujqësi, edhe atë 1. Sigurim bujqësor prej një rreziku (Named Peril Crop Insurance), 2. sigurim bujqësor prej më shumë rreziqeve (Multi Peril Crop Insurance) dhe 3. Sigurim i indeksuar i të ardhurave të realizuara në një zonë të caktuar (Area Yield Index Insurance-AYII). Vëmendje e veçantë i është kushtuar llojit të tretë të sigurimit (AYII) që do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të të ardhurave të prodhimit bujqësor, të mbuluara nga të gjitha rreziqet.