Agjencioni i Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon publikun se do të organizojë trajnim dhe dhënie të provimit profesional për kryerjen e aktiviteteve të përfaqësimit në sigurime (në tekstin e mëtejmë: trajnim dhe provim profesional për përfaqësues).

Trajnimi për përfaqësues në një periudhë prej 3 ditësh (gjithsejt 18 orë mësimi) do të realizohet në periudhën 22-24.3.2018, në ambientet e “Universitetit Europian” i cili gjendet në Bul. “Klimenti i Ohrit” nr.68 në Shkup.

Datat e sakta dhe orari i detajuar i ligjëratave në kuadër të trajnimit, si dhe kohët e sakta dhe orari i detajuar për mbajtjen e provimit do të publikohen në faqen e internetit të Agjencionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit apo provimit.

 

Aplikimi për përfaqësues

më tepër..