Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon kandidatët e regjistruar për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues në sigurime në sezionin e marsit (bazuar në Njoftimin e publikuar për organizimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional në 2.3. 2020), se trajnimi për dhënien e provimit profesional për përfaqësues në sigurime të organizuar nga Agjencia, do të organizohet online për një periudhë prej 6 ditësh (gjithsej 18 orë mësimore) dhe do të zhvillohet në periudhën 9.9.2020-11.9.2020 dhe 14.9.2020-16.9.2020, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Orari i detajuar i leksioneve brenda trajnimit, si dhe informacione më të hollësishme se si do të zhvillohet trajnimi do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit, Agjencia do të zhvillojë mbajtjen e provimit profesional për përfaqësues. Datat e dhënies së provimit profesional për përfaqësues janë si më poshtë:
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 13.10.2020
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 29.10.2020
Kandidatët që nuk do të marrin provimin profesional për përfaqësues në provimin e parë kanë të drejtë në dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në oraret e mëposhtme:
Provimi i dytë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 26.11.2020
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 14.12.2020.
Provimi i tretë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 29.12.2020.
Pjesa e dytë (pjesa praktike) – do të ketë një njoftim shtesë për një datë që do të jetë gjatë janarit të vitit 2021.
Provimi profesional për përfaqësues do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Provimit që ndodhet në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë ” Shkup, adresa Bulevardi “Goce Delçev” 9b, 1000 Shkup.
Nëse ka ndryshime eventuale të orareve kohore të njoftuara për kryerjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues të sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të njoftojë në kohë kandidatët e regjistruar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve