Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, dje në ambientet e Odës Ekonomike, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të kompanive të sigurimeve për të prezantouar draft përmbajtjen e aktit nënligjor – Rregulloren për standardet minimale të sistemeve të informacionit në industrinë e sigurimeve.
Me Rregulloren përshkruhen standardet që do të kontribuojnë në përmirësimin e proceseve të punës në kompanitë e sigurimeve dhe menaxhim më efikas të bazave të të dhënave dhe informacionit. Standardet kanë të bëjnë me strukturën organizative të shërbimit për sistemet e informacionit, menaxhimin dhe infrastrukturën e shërbimit për sistemet e informacionit, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, menaxhimin e vazhdimësisë afariste të shoqërive, menaxhimin e teknologjive të reja të informacionit, trajnimet për punonjësit, etj.
Në takim fjalim hyrës pati edhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Prof. Dr. Kërste Shajnoski, i cili theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve si një organ mbikëqyrës është e interesuar në krijimin e një kornize solide të sistemeve të informacionit dhe funksionin e tyre në kompanitë e sigurimeve. Ai gjithashtu theksoi se kompanitë e sigurimeve si faktorë të rëndësishme në tregun financiar në vend duhet të kenë një sistem të përshtatshëm informacioni që është në përputhje me natyrën, kompleksitetin dhe profilin e rrezikut të Shoqërive dhe që është në gjendje të përshtatet me kushtet dhe mjedisin në të cilin veprojnë.