Duke vepruar brenda kompetencave të saj ligjore të përcaktuara në nenin 45 paragrafi 1 rreshtat 2 dhe 10 të Ligjit për Prokurimin Publik, Byroja e Prokurimit Publik ka identifikuar disa dobësi në disa procedura për prokurimin publik të shërbimeve të sigurimit, ku shërbimet e një brokeri sigurimesh përdoren pa një procedurë paraprake të prokurimit publik për të njëjtat.
Prandaj, ju informojmë se neni 23 i Ligjit përcakton përjashtime të përgjithshme, d.m.th. rastet kur dispozitat e tij nuk zbatohen. Prokurimi në fjalë (shërbimet e bokerit të sigurimeve) nuk është përcaktuar si përjashtim nga zbatimi i ligjit. Duke marrë parasysh këtë, duhet të zbatohet një procedurë e veçantë e prokurimit publik për prokurimin e shërbimeve nga një broker sigurimesh (nëse autoriteti kontraktues vlerëson se këto shërbime janë të nevojshme), dhe pas përzgjedhjes së një brokeri sigurimesh, ai mund të përfshihet në dokumentacionin e tenderit për procedurën e prokurimit publik të shërbimeve të sigurimit. Byroja e Prokurimit Publik ka plotësuar gjithashtu pyetjet e bëra më shpesh me dy pyetje që lidhen me prokurimin e shërbimeve nga brokerët e sigurimeve. Mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm: https://www.bjn.gov.mk/odgovori-na-prasha-a/
Përdorimi i brokerimit të sigurimeve në një procedurë prokurimi publik