Çdo person juridik dhe fizik pa diskriminim mbi asnjë bazë: (gjinie, race, feje, orientimi kombëtar, seksual apo bindje politike), mund të paraqesë Kërkesë për qasje në informta të karakterit publik. Ligji aktual e parasheh këtë të drejtë edhe për personat e huaj juridikë dhe fizikë. Kërkesa dorëzohet në formularin e krijuar nga Komisioni (mund ta gjeni në www.komspi.mk). Kërkesa mund të dorëzohet e plotësuar në fletë të zakonshme, por kërkuesi është i obliguar të deklarojë se është kërkesë e bazuar në Ligjin për qasje të lirë në informata të karakterit publike. Një kërkesë e tillë duhet të përmbajë emrin e mbajtësit të informacionit, emrin dhe mbiemrin e kërkuesit, shoqërisë ose personit juridik, të dhëna për një përfaqësues/avokat të mundshëm, informacionin me të cilin ai dëshiron të njihet, mënyrën se si ai dëshiron të marrë informacionin. Në kërkesë duhet të citohet adresa, numri i telefonit ose e-maili i kërkuesit të informacionit. Aplikanti ka të drejtë të paraqesë një kërkesë edhe me gojë.
Ratka Celakovski
email: ratka.celakovski@aso.mk
tel.: 02/3254 050; 02/3254 060