KONKURS
Më shumë linku..
Poposki nga Bratisllava në Konferencën ndërkombëtare për bashkëveprim ndërmjet sigurimit jetësor dhe sigurimit pensional – në dekadën e fundit vendi jonë në segmentin e sigurimit jetësor shënon rritje më të lartë kumulative prej 455% dhe rritje mesatare vjetore prej 21 % ndërmjet vendeve të Europës Juglindore.
Në periudhën prej 11-12 prill, në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, u mbajtë Konferenca e bashkëveprimit ndërmjet sigurimit jetësor dhe sigurimit pensional, në organizim të Lidhjes ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimit (IAIS), Organizatës ndërkombëtare të mbikëqyrësve pensional (IOPS), Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Banka Popullore e Republikës së Sllovakisë (NBS). Qëllimi i ngjarjes është të shqyrtohet rëndësia e akumulimit dhe menaxhimit të mjeteve dhe obligimeve, në mënyrë që do të siguroj përkrahje për zhvillim dhe siguri të të ardhurave nga pensioni. Kryetari i Këshillit të ekspertëve, z. Klime Poposki, morri pjesë me prezantim dhe si pjesëmarrës në panel, në të cilin u diskutua për qasjen e rregullatorëve, në lidhje me trajtimin e produkteve afatgjate financiare të sigurimit dhe fondeve pensionale, dhe atë në shoqëri me z. Preston Rutledge, ndihmës i sekretarit shtetëtor të Departamentit të Punës së SHBA-ve, z. Conor Donaldson, Udhëheqës i Komitetit për zbatim në Lidhjen ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimeve, profesori Karel Van Hulle nga Universiteti Katolik Luven, Belgjikë dhe profesor nderi në Universitetin e Getes në Frankfurt dhe udhëheqës i mëparshëm në Komisionin Europian, në Njësinë për sigurime dhe z-nja Manuela Zweimüller, Drejtore e Njësisë për rregullativë në Rregullatorin europian për sigurime dhe pensione (EIOPA).
Në panel u diskutua për ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet trajtimit rregullator të produkteve afatgjate në sektorin e sigurimeve dhe pensional, si dhe për risitë në sigurimet dhe pensionet, duke identifikuar disa sfida të përbashkëta dhe esenciale.
Njëherit, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve, z. Klime Poposki i theksoi rezultatet pozitive në zhvillimin e sigurimeve të jetesës në dekadën e fundit, të cilat shënojnë rritje sa më të lartë kumulative prej 455% dhe rritje mesatare vjetore prej 21 % ndërmjet vendeve të Europës juglindore. “Mbikëqyrje efektive, cilësore dhe e pavarur, e cila i zbaton në punën e saj parimet rregullative ndërkombëtare, të shënuara nga ana e Lidhjes ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimeve, harminizimin me direktivat europiane të sigurimeve, aktivitetet e edukimit financiar, si dhe ambienti i volitshëm makroekonomik, stabiliteti monetar dhe financiar dhe prania e fuqishme e grupave të sigurimeve nga UE në vendin tonë, paraqesin faktorë kyçë për rezultatet e arritura”, theksoi Poposki në prezantimin e tij.
Poposki nga Viena në Forumin ndërkombëtar për sigurimet e pronës – viti 2018 ishte viti më i suksesshëm sa i takon rritjes së shitjes së sigurimeve të pronës në dekadën e fundit, si dhe në krahasim me vendet tjera në rajon
Më 9 prill, viti 2019, u mbajtë Forumi tradicional ndërkombëtar për sigurimet e pronës me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Organeve europiane rregullative për sigurime, përfaqësuesë të industrisë së sigurimeve, firma konsulente dhe bartës të politikave për menaxhimin me humbjet financiare si pasojë e ngjarjeve katastrofë. Qëllimi i ngjarjes është që të shqyrtohet ndikimi dhe rrezistenca e shoqërisë ndaj rreziqeve klimatike dhe rreziqeve sajber.
Kryetari i Këshillit të ekspertëve, z. Klime Poposki, ishte pjesë e panelit ku u diskutua për përforcimin e rezistencës drejt rreziqeve klimatike përmes rritjes së përkrahjes së sigurimeve, edhe atë në shoqëri të Drejtorit ekzekutiv të Shtyllës së sigurimeve për sigurimin nga fatkeqësitë natyrore në Romani, z-nja Nicoleta Radu dhe Drejtori i Konsorciumit për përkrahjen e sigurimeve z. Alejandro Izuzquiza Ibáñez de Aldeco.
Njëherit, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve z. Klime Poposki i theksoi rezultatet pozitive në zhvillimin e sigurimeve të pronës, që shënoi rritje prej 19,68% duke krahasuar me vitin 2017, veçanërisht duke theksuar rritjen e lartë të sigurimeve në bujqësi, si segment i posaçëm nga klasi i sigurimeve të pronës prej 65,98%.
Rreziqet klimatike gjithmonë kanë shkaktuar ngjarje me pasoja serioze, me humbje të mëdha materiale dhe njerëzore që shpesh kanë ngelur të regjistruar në memorie. Në dekadat e fundit natyra e tyre katastrofë u bë rrezik i madh për rrezistencën e shoqërive drejt llojit të këtillë të rreziqeve. “Falë përforcimit të vetëdijes te qytetarët dhe firmat për pjesëmarrjen e rreziqeve, masat aktive për subvencionim prej 60% të premisë për sigurimet në bujqësi, përmirësimin e shërbimeve të shoqërive të sigurimeve në dëmshpërblimin e dëmeve, si dhe rol rregullator dhe mbikëqyrës të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve dhe aktivitetet për edukimin financiar të popullsisë kanë kontribut për rritje të lartë në vendin tonë”, theksoi Poposki në diskutimin në panel.
Konkludimet për zhvillim të suksesshëm të sigurimeve të pronës veçanërisht në segmentin e sigurimeve nga rreziqet katastrofë nga Forumi ndërkombëtar janë: Partneritet publiko – privat ndërmjet Qeverisë, industrisë së sigurimeve dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të sigurimeve, futjen e formave të obligueshme të sigurimeve nga katastrofat, qasje rajonale në instalimin e shtyllave të sigurimeve.
Filloi projekti për edukimin financiar të popullsisë
Në periudhën 3-5 prill, viti 2019, u realizuar misioni i parë zyrtar, në kuadër të projektit për ndihmë teknike për edukimin financiar të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Ministrisë së Financave të Holandës, që zhvillohet në shtatë vende nga konstituenca holandeze përgjatë FNM dhe Bankës botërore.
Përveç Agjencisë për mbikqyrje të sigurimeve, bartës të këtij projekti pesëvjeçar janë edhe Komisioni për letra me vlerë, Ministria e Financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Agjencia për mbikqyrje të sigurimit pensional kapital financiar.
Qëllimi i projektit është ndërtimi i kapaciteteve për zhvillim të edukimit financiar, si dhe përpunimi I strategjisë nacionale për edukim financiar të popullsisë.
Në kuadër të vizitës, u realizuan dy takime të rrumbullakëta, ku morrën pjesë përfaqësuesë nga sektori privat dhe përfaqësues nga institucionet rregullative të tregut financiar, të cilat marrin pjesë në Trupin koordinues të institucioneve rregullative për edukim financiar dhe inkluzion financiar. Përfaqësuesit e OECD realizuan edhe takime pune me ekspertë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe me disa organizata ndërkombëtare.
Në periudhën që pason, Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve dhe institucionet tjera si bartëse të ndihmës teknike, do të vazhdojnë me aktivitete në vazhdimësi në kuadër të projektit dhe me përpjekje të përbashkëta do të kontribuojnë drejt ndërtimit të kapaciteteve për zhvillim të edukimit financiar, përgatitjen e strategjisë nacionale për edukim financiar dhe inkluzion më të madh.
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve tradicionalisht e shënoi Javën globale të parasë
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve në kuadër të misionit dhe vizionit të tyre në vazhdimësi realizon aktivitete nga sfera e edukimit financiar dhe kontribuon në ndërtimin e dijes financiare jo vetëm të popullatës së re, por edhe të popullatës më të moshuar.
Në kuadër të Javës globale të parasë, këtë vit Agjencia realizoi numër të madh të aktiviteteve në mënyrë vetanake, si dhe bashkërisht me anëtarët e Trupit koordinues për edukimin financiar dhe inkluzivitetin financiar, për ngritjen e vetëdijes për dijeni më të madhe financiare, ndërsa në veçanti me fokus në rolin e sigurimeve dhe mbikqyrjes.
Hapësirat e Agjencisë ishin të hapura për vizitë të nxënësve nga më shumë shkolla fillore dhe të mesme (“Strasho Pinxhur” – Koçan, “Faik Konica” – Gostivar”, “Shën Klimenti i Ohrid” – Gjevgjeli, “Vëllezërit Milladinovci” – Ohër, “Vasil Antevski Dren” – Shkup etj.), me çka iu mundësua nxënësve që në mënyrë burimore të njihen me kompetencat e Agjencisë dhe punës së saj. Gjithashtu, në kuadër të këtij manifestimi, u organizua edhe vizitë e shoqërisë për sigurime, me çka nxënësit kishin mundësi të njihen me rolin e shoqërisë për sigurime, si shoqëri aksionare dhe funksionimin e saj.
Gjatë realizimit të këtyre vizitave, nxënësit kishin mundësi të ndjekin prezantime edukative përmes së cilave fitojnë dijeni më të mëdha për institucionet që janë pjesë e sistemit financiar të një vendi dhe burimet financiare dhe shërbimet që i ofrojnë.
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve në pajtim me detyrat në programet e saja edhe më tej do të vazhdoj të realizojë aktivitete që do të thonë ndërtimin e kapaciteteve të gjeneratave të ardhshme, nga të cilat pritet që të jenë bartës kryesorë të rrjedhave ekonomike dhe financiare në shtetin tonë.
Java globale e parasë, 25-31 mars, viti 2019: Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve me aktivitete të shumta e shënoi Javën globale të parasë
Në sferën e edukimit financiar, shënimi i Javës globale të parasë është një ndër aktivitetet e shumta që Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve i ndërmerr në kuadër të kompetencave të veta për zhvillimin e tregut të sigurimit dhe zhvillim të vetëdijes së publikut për sigurimin dhe mbikqyrjen e sigurimit. Falë shënimit shumëvjeçar të Javës globale të parasë në vendin tonë, e njëjta si manifestim u bë e mirënjohur në mesin e të rinjve.
Me rastin e Javës globale të parasë, Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve filloi me realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2019, në sferën e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar. Gjatë ditëve të ardhshme do të vizitohen shkolla dhe univerzitete, do të organizohen trajnime dhe punëtori për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar në mesin e të rinjve dhe pjesëmarrësve të tjerë në manifestimin Java globale e parasë, do të barten leksione informative për atë se çka janë prodhimet dhe shërbimet e sigurimeve, menaxhimi me rreziqet dhe çka do të thotë ajo për të rinjtë.
Gjithashtu, Agjencinë do ta vizitojnë edhe nxënës nga qytetet tjera të vendit tonë dhe të njëjtit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime edukative dhe të marrin materiale edukative.
Memorandum i nënshkruar për bashkëpunim në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar
Agjencia për mbikqyrje të sigurimeve, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Financave, Agjencia për mbikqyrje të sigurimit penzional financiar kapital dhe Komisioni për letra me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha anëtare të Trupit koordinativ për edukim financiar dhe inkluzion financiar, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar.
Bashkëpunimi ndërmjet nënshkruesve, në pajtim me Memorandumin, ka pë qëllim ta ngrisë vetëdijen te popullata për nevojën nga edukimi financiar në përditshmërinë bashkëkohore dinamike që na rrethon, si dhe të shqyrtohen përparësitë nga inkluzioni financiar. Me Memorandumin pritet se do të përmbushen qëllimet vijuese:
– Përmes vizionit të integruar, realizimit të projekteve arsimore dhe përpjekjeve të përbashkëta të nënshkruesve, pritet që të kontribuohet drejt ngritjes së nivelit të edukimit financiar të popullatës dhe si rezultat i kësaj edhe përmirësimi i cilësive dhe aftësia për sjelljen e vendimeve të përmbajtura financiare në praktikë;
– Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi duhet të mundësojë ngritjen e nivelit të inkluzionit financiar, përmes përforcimit të të gjitha aspekteve të qasjes, shfrytëzimit, efikasitetit dhe informimit më të mirë për shërbimet financiare në vend, si dhe informim adekuat për të drejtat e konsumatorëve në sektorin financiar. Përforcimi i edukimit financiar dhe përmirësimi i inkluzionit financiar duhet të mundësojnë optimizimin e shërbimeve që i ofron sistemi financiar, për shkak të përkrahjes së rritjes ekonomike dhe të mirës së përgjithshme shoqërore;
– Gjithashtu, përmes këtij memorandumi nxiten, planifikohen dhe realizohen aktivitete për bashkëpunim në plan rajonal dhe ndërkombëtar me organizata tjera dhe institucione në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar.
Në pajtim me përpjekjet dhe përmbushjen e qëllimit të Memorandumit, nënshkruesit janë të pajtueshëm të marrin pjesë në aktivitetet vijuese:
– Nxitjen e bashkëpunimit me institucionet kompetente në vend në lëminë e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar;
– Ndërmarrjen e iniciativave deri te institucionet kompetente për aktivitete që do ta përkrahin edukimin financiar dhe inkluzionin financiar të popullatës së Republikës së Maqedonisë;
– Përgatitjen e dokumenteve strategjike nga lëmia e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar;
– Definim, propozim dhe pjesëmarrje në projekte dhe aktivitete të përbashkëta, për përmirësimin e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar në vend;
– Definim, propozim dhe pjesëmarrje në projekte në bashkëveprim me sektorin privat, në pajtim me fushëveprimin e aktiviteteve të nënshkruesve veç e veç;
– Zbatimin e praktikave më të mira dhe sugjerimeve të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve;
– Organizim dhe realizim të anketave, si dhe ndjekje të të dhënave të disponueshme për nivelin e edukatës financiare dhe kyçjes financiare në vend;
– Organizimin e trajnimeve punuese, seminareve dhe lloje tjera të trajnimeve për shkak të ngritjes së edukatës financiare në vend;
– Bashkëpunim në lëminë e ndjekjes së inovacioneve financiare dhe përgatitjen për zbatim të mundshëm të tyre në vend, si dhe edukim financiar adekuat dhe ndjekje të inkluzionit financiar të popullatës në lëminë e inovacioneve financiare;
– Promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në lëminë e edukimit financiar dhe kyçjes financiare dhe
– Shkëmbimin e informatave nga lëmia e edukimit financiar dhe inkluzionit financiar për projektet individuale të çdo nënshkruesi me nënshkruesit tjerë.
Poposki from Frankfurt at the Second Forum for InsurTech Roadshow stressed – digitalization in insurance will result in greater satisfaction of insurers, reduced prices of insurance policies and more efficient claims payment
Today was the second in a row “Global InsurTech Roadshow”, organized by TechQuartier, a famous digital center and Goethe Business School, in Frankfurt, Germany. The event was supported by the European Insurance and Occupational Pensions Authority (EIOPA). In the panel discussion titled “Regulator’s talk”, the Chairman of the Council of Experts of the Insurance Supervision Agency, Mr. Klime Poposki addressed the present. The panel was moderated by Philipp Krohn of the Frankfurter Allgemeine Zeitung, a well-known German journalist who monitors the insurance industry, while the panel was attended by the Chief Executive Officer of the Federal Authority for Financial Supervision of Germany Dr. Frank Grund and General Manager of the Israeli Capital Market, Insurance and Savings Capital regulator Dr. Moshe Bareket.
In addition, the President of the Council of Experts of the Insurance Supervision Agency, Klime Poposki emphasized the role of the Agency as a regulatory body for digitization support which in the future will have a strong influence on changing the working processes of insurance companies and insurance intermediaries.
“The changes will mean greater economy in the operation of the insurance companies and this will affect the reduction of the prices of the insurance products, greater and simpler availability to potential insurers, greater efficiency in the settlement of claims, greater satisfaction in the consumption of insurance products and greater stability of the insurance industry, “Poposki said at the panel discussion.
The two-day forum in Frankfurt was attended by eminent representatives from regulatory bodies, insurance companies and intermediaries in insurance, start-up companies and university professors.
Njoftim
Më 21 shkurt 2019 në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, Presidenti i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve Z. Klement Poposki u takua me z Kyriacos Charalambous, një anëtar i Kabinetit të Komisionerit Johannes Hahn.
Qëllimi i takimit ishin çështjet e zhvillimit rajonal të sektorit të sigurimeve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nivelin më të ulët të zhvillimit të sigurimit krahasuar me mesataren e vendeve të BE-së, por në 10 vitet e fundit tregojnë norma më të larta rritjeje se norma mesatare e rritjes në rajon e BE-së. Potencial i madh për zhvillimin e ardhshëm, nevoja për të forcuar bashkëpunimin rajona më të madh midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e projekteve rajonale për të mbështetur rritjen e sektorit të sigurimeve, si dhe në pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-në me temë diskutimi ne fushën e sigurimeve. U diskutua mbi nevojën për bashkëpunim më intensiv rajonal dhe veprimet e përbashkëta dhe masat për të promovuar industrinë e sigurimeve në Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë që ata të shqyrtohen brenda Nismës për Zonën Ekonomike Rajonale si një pjesë integrale e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe Procesit të Berlinit.