Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar  se duke filluar nga data 1 Nëntor të vitit 2011 do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2  ( dy ) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.

Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:

  1. Propabiliteti dhe statistika
  2. Matematika financiare
  3. Modelimet stohastike
  4. Ekonomi
  5. Modelet e përjetimeve
  6. Matematika I e aktuarëve
  7. Matematika II e aktuarëve
  8. Menaxhimi i fondeve investive
  9. Sigurimi jetësor
  10. Sigurimi  jo jetësorë
  11. Sigurimet shoqërore dhe pensionale
  12. Sigurimi shëndetësor
  13. Kontabiliteti në sigurime
  14. Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
  15. Profesionalizmi dhe etika

Çdo pjesëmarrës  ka të drejtë të hyj në  provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen  gjatë javës e pastaj hyhet në provim, më së voni  një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.

Kompensimi për ndjekjen e trajnimit ( detyrimisht për të gjithë 15 provimet ) është në shumë prej 120.000,oo ( njëqind e njëzet mijë  ) denarë.

Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:

QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi  profesional për aktuar të certifikuar

EMRI I PRANUESIT: Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251

                Te gjithë kandidatët e interesuar, munden të parashtrojnë fletëparaqitje për  të ndjekur  trajnimin në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve, në adresën që vijon: Rr. Vasil Glavinov nr. 12, TCC Playa, kati i 2-të ( në arkiv ), më së voni deri më datë 31 Tetor të vitit 2011, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri 16:30.

Kandidatët fletëparaqitjes duhet ti bashkëngjisin:

  1. Dëshmi për përgatitje sipërore profesionale ( në origjinal, ose të vërtetuar në noter )
  2. Provë  për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të  provimeve
  3. Letërnjoftim ( Pasaportë – për shtetasit e huaj) në këqyrje

 

Fletëparaqitja për ndjekjen e trajnimit  mund të merret në Arkivin e Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve ose  në mënyrë elektronike në web faqen e internetit të Agjencisë www.aso.mk

 

Me qëllim që kandidatët e interesuar të njoftohen në detaje, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të organizojë takime në ditët në vijim:  7 Tetor, 14 Tetor, 21 Tetor dhe 28 Tetor të vitit 2011 me fillim në ora 15:00 në zyrat e Agjencisë.