Duke e pasur parasysh faktin se njëri nga prioritetet kyç të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është përforcimi i bashkëpunimit me organe të tjera rregullatore dhe me institucione tjera kompetente është lidhur Memorandum për bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike të Republikës së Maqedonisë.
Me këtë Memorandum rregullohet bashkëpunim i ndërsjellë i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve (ASS) dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) lidhur me shkëmbimin dhe shfrytëzimin e informatave, të dhënave dhe shkëmbimin e përvojave. Memorandumi nuk e nënkupton fillimin e bashkëpunimit midis institucioneve, përkundrazi ai nënkupton bazë zyrtare të bashkëpunimit tonë të frytshëm të deritanishëm dhe njëkohësisht e mundëson thellimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive dhe favoreve të reja për të dy institucionet.