Java Globale e Parave mbahet çdo vit, në gjysmën e dytë të muajit mars. Këtë vit Java Globale e Parave do të shënohet në intervalin kohor nga data 14-20 mars.
Çka është Java Globale e Parave? (Global Money Week-GMW)
Java Globale e Parave (GMW) është manifestim për ngritjen e vetëdijes lidhur me financat dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Qëllimi është të edukohen fëmijët dhe të rinjtë lidhur me financat, kursimin, krijimin e ekzistencës, punësimin, krijimin e menaxhuesve të firmave, përmes argëtimit dhe aktiviteteve interaktive. Çdo vit, i gjithë komuniteti ndërmerr masa për ta ngritur vetëdijen, për t’i inspiruar dhe nxitur të rinjtë që të fitojnë njohuri dhe mekanizma të cilët u nevojitet për ta krijuar të ardhmen personale. Java Globale e Parave (GMW) mbahet për çdo vit në gjysmën dytë të muajit mars. Ngjarjet organizohen nga shkollat, fakultetet, ministritë, institucionet financiare, institucionet rregullatore, asociacionet qytetare dhe nga të rinjtë e gjithë botës. Java Globale e Parave (GMW) iniciohet dhe koordinohet nga Organizata Ndërkombëtare për Edukimin Financiar të Fëmijëve dhe të Rinjve – Child & Youth Finance International (CYFI), e themeluar në vitin 2012.
Cila është tema e Javës Globale e Parave, 2016 (GMW)?
Tema e Javës Globale të Parave (GMW), 2016 është: “Merr pjesë, Kurse me zgjuarsi!”, Pse? Për shkak se: Një gjë e këtillë është e rëndësishme që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë dhe të marrin pjesë në planifikimin e shpenzimit të financave përmes krijimit të shprehive të mira nga mosha më e re, gjithnjë me qëllim që të shmanget përjashtimi financiar dhe të zhvillohen aftësitë për menaxhimin e financave të cilat do të jenë të dobishme më vonë në jetë. Më tepër..