Në lidhje me Shpalljen për zbatimin e trajnimit dhe provimit profesional për kryerjen e aktiviteteve të avokimit në sigurime dhe trajnimit dhe provimit profesional për kryerjen e aktiviteteve të brokerimit në sigurime të shpallur më datë 23.02.2018, Ju njoftojmë se që nga dita e sotme – 01.03.2018 (ora 10) janë plotësuar kapacitetet për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional.
Për shkak të arsyeve të sipërpërmendura, Aplikimet/kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe provim profesional për avokues apo broker që do të dorëzohen pas plotësimit të numrit maksimal të kandidatëve të mundshëm nuk do të merren parasysh.