Me datë 22 shtatorë të vitit 2010, në Vienë, në zyrat e Autoritetit të mbikëqyrjes së tregjeve financiare të Austrisë, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve e Republikës së Maqedonisë e zgjeroi bashkëpunimin me Autoritetin Austriak me nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim.
Memorandumi i bashkëpunimit hap hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm, shkëmbim të përvojave dhe informatave, organizim të kontrollave të përbashkëta dhe forcim të kapaciteteve.
Nënshkrimi i Memorandumit parasëgjithash paraqet rëndësi të veçant për arsye të pranisë së kompanive të njohura austriake në tregun e sigurimeve të Maqedonisë, dy prej të cilave janë aktive në fushën e jo-jetës dhe një kompani aktive në fushën e sigurimit të jetës.