Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e festoi Ditën e sigurimit me manifestim solemne, i cili u mbajt në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, në Shkup. Në këtë manifestim ishin të ftuar zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të industrisë së sigurimeve si dhe përfaqësues nga institucione dhe organe të ndryshme, me të cilën Agjencia ka bashkëpunim profesional.
Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit të ekspertëve të agjencisë së mbikëqyrje së sigurimeve, Dr. Klime Poposki, theksoi se në kushtet e krizës së borxhit të tanishëm Maqedonia ka një nga tregjet më dinamike në rajon, pavarësisht nga fakti se shumica e gjysmës së vendeve të Evropës Juglindore realizojnë norma negative të rritjes së tregut të sigurimeve. Gjithashtu, tregu i sigurimeve në Maqedoni është stabil me përqendrim të moderuar (zbutur), i cili lejon funksionimin e mekanizmave të tregut dhe një shkallë të lartë të plotësimit të kërkesave minimale.
Gjithashtu, z. Poposki theksoi se në periudhën e ardhshme sfida më e madhe e Agjencisë do të jetë mbrojtja e konsumatorëve dhe në atë drejtim do të miratohen akte nënligjore të reja, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të të siguruarit dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të sigurimit, që është një nga prioritetet kryesore të Agjencisë.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i financave Zoran Stavreski, i cili ishte i pranishëm në manifestimin, sistem i shëndoshë financiar është kusht për ndarjen efikase të resurseve dhe një besim të përhershëm në institucionet financiare. Për këtë në vendin tonë vazhdimisht bëhen përpjekje për të forcuar sistemin financiar, duke siguruar kuadër rregullator më të mirë, mbikëqyrje të kujdesshme dhe mbrojtje efikase të konsumatorëve, theksoi z. Stavreski, duke përshëndetur punën e suksesshme tre-vjeçare të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve. Gjithashtu, z. Stavreski në fjalimin e tij shpjegoi se tregu i sigurimeve në Republikën e Maqedonisë në tre vitet e fundit karakterizohet me rritje permanente, i cili pritet të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme, dhe ky rezultat para se gjithash i dedikohet politikave të shëndosha makroekonomike, rregullores të dizajnuar mirë dhe mbikëqyrjes efikase.
Z. Trajçe Latinovski, drejtor ekzekutiv i SH.A. TRIGLAV Shkup dhe kryetar i Shoqatës së Sigurimeve në Dhomën e Tregtisë në Republikën e Maqedonisë, e përshëndeti promovimin e 1 Nëntorit si Ditë e sigurimit në Republikën e Maqedonisë dhe shprehu nevojën për themelimin e një shoqate profesionale në biznesin e sigurimit, e cila do të vazhdojë të organizojë aktivitete për të shënuar Ditën e sigurimit.
Në kuadër të manifestimit është dhënë një çmim për studiuesit e rinj për punë më të mirë kërkimore në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut. Në konkurs ishin të paraqitur 5 punime kërkimore për studiuesit e rinj në fushën e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, i cili këtë vit iu dha Dr. Jordan Qosevski, për punimin kërkimorë me temë:
Ndikimi i sigurimeve ndaj rritjes ekonomike: rasti në Republikën e Maqedonisë.
Z. Volgang Rorbah, profesor në universitetet e Austrisë dhe Hungarisë, në fjalimin e tij në manifestim, theksoi rëndësinë e historisë së sigurimit në drejtim të kuptimit për konceptin e sigurimit dhe menaxhimit të riskut, i cili më tepër u referua në historinë sigurimit të Ballkanit.
Në kuadër të manifestimit, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve në Republikën e Maqedonisë, organizoi ekspozitë në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi.
Në ekspozitë u vendosën polica në lidhje me zhvillimin historik të sigurimit në vendin tonë, si dhe botime dhe publikime të llojllojshme në lidhje me sigurimin dhe menaxhimin e riskut.
Gjithashtu, në ekspozitë janë në dispozicion materiale promovuese, të përgatitura nga Agjencia për qëllim të edukimit të publikut dhe ngritjen e kulturës të sigurimit në Republikën e Maqedonisë. Ekspozita është ngritur në hollin e Muzeut të luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi dhe do të jetë e hapur gjatë periudhës 01.11.2012 deri më 14.11.2012.
Përveç kësaj, agjencia promovoi edhe materialeve promovuese për sigurimin e jetësdhe sigurimin e amvisërisë, në mënyrë që të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rolin e sigurimit në jetën private dhe shoqërore. Fletëpalosjet përmbajnë informacione në lidhje me termat themelore që përdoren në sigurime, si dhe shpjegime të hollësishme të këtyre dy llojeve të sigurimit: sigurimi i jetës dhe sigurimit i amvisërisë.