Në drejtim të edukimit të vazhdueshëm dhe përsosjes profesionale të të punësuarve, bashkëpunimi i vendosur paraprakisht i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) dhe Bankës Qendrore të Holandës (De Nederlandsche Bank- DNB) vazhdoi edhe në vitin 2016.
Më datë 1 dhe 2 mars 2016, në selinë e AMS-së, nga ana e ekspertëve të DNB-së, u realizua trajnimi me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në pjesën e zbatimit të mbikëqyrjes së aktiviteteve të risigurimit të shoqërive të sigurimit. Në këtë trajnim, nga ana e ekspertëve të DNB-së, u prezantuan llojet e produkteve të risigurimit, roli i legjislacionit dhe mbikëqyrjes, si dhe mënyra e zbatimit të mbikëqyrjes së aktiviteteve të risigurimit.
Gjithashtu, në një pjesë të trajnimit ishin të pranishëm përfaqësuesit e Shoqatës Maqedonase Aktuariale “Aktuar”. Para aktuarëve të industrisë së sigurimeve u prezantua roli dhe përgjegjësia e aktuarëve në përgatitjen e programit për risigurimin e shoqërive të sigurimit, përcaktimin e nivelit të vetë-mbështetjes dhe ngjashëm.
Përmes bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Holandës, mbikëqyrësit e AMS-së fituan njohuri dhe përvojë të cilat në të ardhmen do t’u ndihmojnë në avancimin dhe përsosjen e mënyrës së kryerjes së mbikëqyrjes mbi subjektet e sigurimit në Republikën e Maqedonisë.