Në 28 dhe 29 shtator 2019 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, por në organizimin e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit u mbajt haketoni i parë nga fusha e s igurimit- InsurHack Shkup 2019. Në ngjarje morën pjesë gjithsej 16 pjesëmarrës në 5 ekipe ose grupe.
Ekipet përpunuan zgjidhje ideore për temat në vijim:
- Platforma për digjializim e Raportit Evropian për paraqitjen e dëmit
- Platforma për komparacion online të çmimeve të sigurimit nga autopërgjegjësia dhe KASKO
- Platforma për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për vozitje
Komisioni e përbërë nga përfaqësues të shoqërive të sigurimit, bashkësisë së start-up dhe FINKI bëri vlerësimi e të njëjtës, bazuar mbi kriteret paraprakisht të definuara dhe publikisht të shpalluar (në uebfaqen e ngjarjes www.insurhack.co) për pjesëmarrje dhe vlerësim. Bazuar mbi vlerësimin, ekipet u ranguan sipas kësaj radhitje:
- Teletabisi
- Insurfeit
- UIST
- Damazan
- San Junipero
Fituesi i InsuHack Shkup 2019, ekipi Teletabis ( i përbërë nga Viktor Avramovskit, Grigor Atanmasovskit, Antonia Avramoviq- student në FINKI), do të marrin pjesë në sesionin Pitch në ngjarjen InsurTech Shkup 2019.