Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në mbledhjen e tij të fundit të mbajtur më 27 shkurt, duke vepruar sipas kërkesës së Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellschaft AG nga Grac, Republika e Austrisë për marrjen e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në Shoqërinë Aksionare të Sigurimit EUROLINK Shkup, mori Vendim për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në kompaninë e sigurimeve.
Sipas këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi në datën e miratimit të tij, Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellschaft AG me seli në rrugën Herrengаsse Nr.18-20, 8010 Graz, Republika e Austrisë i jepet pëlqimi që të ketë aksione, që përfaqësojnë një shumë totale kumulative mbi 75% të aksioneve të përgjithshme me të drejtë vote në Shoqërinë Aksionare të Sigurimit EUROLINK Shkup.
Grazer Wechselseitige Versicherung Aktiengesellschaft AG duhet të bëjë transaksionin për blerjen e aksioneve brenda 60 ditëve nga marrja e këtij vendimi dhe duhet ta njoftojë Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve brenda 5 (pesë) ditëve të punës nga dita e blerjes të aksioneve.