Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon kandidatët e regjistruar për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për broker në sezonin e marsit (bazuar në Njoftimin e publikuar për organizimin e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional në 2.3. 2020), se trajnimi për dhënien e provimit për broker të organizuar nga Agjencia, do të organizohet online për një periudhë prej 9 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore) dhe do të zhvillohet në periudhën 9.9.2020-11.9.2020 dhe 14.9.2020-19.9.2020, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe informacione më të hollësishme se si do të zhvillohet trajnimi do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve para fillimit të trajnimit.
Pas përfundimit të trajnimit, Agjencia do të zhvillojë mbajtjen e provimit profesional për broker. Datat e dhënies së provimit profesional për broker janë si më poshtë:
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 14.10.2020
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 30.10.2020
Kandidatët që nuk do të marrin provimin profesional për broker në provimin e parë kanë të drejtë në dy riprovime brenda 6 muajve nga data e përfundimit të trajnimit në oraret e mëposhtme:
Provimi i dytë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 27.11.2020
Pjesa e dytë (pjesa praktike) më 15.12.2020.
Provimi i tretë
Pjesa e parë (pjesa teorike) më 30.12.2020.
Pjesa e dytë (pjesa praktike) – do të ketë një njoftim shtesë për një datë që do të jetë gjatë janarit të vitit 2021.
Provimi profesional për broker do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Provimit që ndodhet në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë ” Shkup, adresa Bulevardi “Goce Delçev” 9b, 1000 Shkup.
Nëse ka ndryshime eventuale të orareve kohore të njoftuara për kryerjen e trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për broker, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të njoftojë në kohë kandidatët e regjistruar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve