Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), si çdo vit, shënon muajin Maj – kushtuar edukimit financiar në sektorin e sigurimeve. Edukimi financiar është një aktivitet i rregullt vjetor i AMS-së, që synon përmirësimin e vazhdueshëm të edukimit në lidhje me kuptimin dhe vlerën e sigurimeve.

Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit publik për nevojën dhe rëndësinë e sigurimeve si një mekanizëm për mbrojtjen nga rreziqet.

Ekipi i AMS-së do të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e njohurive financiare përmes bashkëpunimit me shkollat ​​dhe fakultetet, leksioneve interaktive, publikimit të përmbajtjes edukative, mbajtjes së ditëve të hapura, etj.