NDAHEN ÇMIMET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORIT
Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Edhe këtë vit në adresën tonë arritën një numër i madh veprash artistike. Me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime.
Në temën, “Si kujdesemi për atë që është e rëndësishme për ne”, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM dhe VIZATIM DIGJITAL nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Vesna Bilbilovska, Klasa e V-të-2, Shkolla Fillore “Goce Dellçev” Gostivar
• Petar Zafirov, Klasa e V-të-c, Shkolla Fillore “Dimitar Pop Gjeorgjiev Berovski” Shkup
• Teodora Stojkova, Klasa e IV-të-6, Shkolla Fillore “Vasil Gllavinov” Veles
Në temën, “Të përgjegjshëm sot, më të sigurt nesër”, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasës së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Anja Babunovska, Klasa e IX-të-II, Shkolla Fillore “Vasil Gllavinov” Veles
• Leon Nakovski Klasa e VI-të-6, Shkolla Fillore “Vëllezërit Milladinovci” Probishtip
• Sanja Saveska, Klasa e VII-të, Shkolla Fillore “Kuzman Josifovski Pitu” Kërçovë
Në temën, “Edukimi financiar si aftësi jetësore: Roli i sigurimit”, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
• Teodora Jonovska, Viti i IV-4, Shkolla e Mesme “Gjorgji Naumov” Manastir
• Ana Ashtalkoska, Viti i II-të, Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” Strugë
• Angela Gjorgjioska, Viti i III-të, Gjimnazi “Gostivar” Gostivar