Këtë vit, për herë të parë, AMS-ja, në traditën e saj 16-vjeçare të përzgjedhjes së punimit më të mirë, shpërbleu tre studiues në vend të një studiuesi. Punimet që morën çmime ofruan qasje krijuese për analizën e temave të rëndësishme në fushën e sigurimit të kulturave bujqësore dhe sfidat e sjella nga artikulimi i ardhshëm i anuiteteve që së shpejti do të jenë të nevojshme në shtyllën e dytë të pensioneve. Punimi fitues i çmimit të tretë hetoi njohuritë financiare të gjeneratës Z dhe ndikimin e saj në vendimet e sigurimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ndau tre çmime për punimin e studiuesve të rinj mbi temën në fushën e menaxhimit të riskut të sigurimeve. Konkursi për përzgjedhjen e punimi të studiuesit të ri është organizuar tradicionalisht, për 16 vjet, me rastin e Ditës së Sigurimeve. Këtë vit, për herë të parë, AMS-ja ndau tre çmime për studiues të rinj në fushën e sigurimeve.

Me këtë rast, pllaketat fituesve të çmimeve u dorëzuan nga anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së.

Për punimin më të mirë në konkurs, komisioni profesional zgjodhi hulumtimin e studentes Erika Nikollovska me titull “Fatkeqësitë e Padukshme: Mbulimi i Sigurimeve të Rreziqeve Natyrore në Maqedoni” kushtuar sigurimit të kulturave bujqësore.

Punimi i studentit Filip Filipovski, i vlerësuar me çmimin e dytë, hapi pyetje të rëndësishme rreth sfidave që sjell artikulimi i ardhshëm i anuiteteve nga shtylla e dytë e pensioneve.

Punimi i studentes Sara Cvetanovska, i vlerësuar me çmimin e tretë, hap një perspektivë interesante të hulumtimit mbi njohuritë financiare midis gjeneratës Z dhe ndikimin e saj në vendimet e sigurimit.

Qëllimi i konkursit të shpallur tradicionalisht është të shërbejë si një stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të rinj dhe profesionalë.

Punimet janë të aksesueshme në linkun e mëposhtëm: https://aso.mk/po-povod-denot-na-osiguruvanjeto-1-noemvri-aso-dodeli-nagradi-na-trojcza-studenti-za-trudovi-od-oblasta-na-upravuvanje-so-riziczi-vo-osiguruvanjeto/