Nga veprimtaria e mëparshme e shoqërive të sigurimeve dhe nga zbatimi i mbikëqyrjeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka përcaktuar se kushtet e sigurimit në klasën e sigurimeve 1 – sigurimi i ngjarjeve aksidentale (i aksidenteve) i shoqërive të sigurimeve që ushtrojnë aktivitetin në grupin e sigurimit jo-jetë, ndër rreziqet e tjera (vdekja si rezultat i një aksidenti, humbja e përhershme e aftësisë së përgjithshme për të punuar, paaftësia e përkohshme për punë, përkeqësimi i shëndetit), më shpesh në fushën e sigurimit kolektiv, gjithashtu mbulojnë rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjes, që nga natyra, karakteristikat dhe parimet aktuariale i përkasin rreziqeve të mbuluara në klasën 19 – sigurimi i jetës në rast vdekje nga neni 5 i Ligjit të Mbikëqyrjes të Sigurimeve.I njëjti rrezik përfshihet në mënyrë të papërshtatshme në klasën e sigurimeve në klasën e sigurimeve 14 – Sigurimi i kredisë tek disa shoqëri sigurimesh që operojnë në grupin e sigurimeve jo-jetë. Në mënyrë që të sigurohet që funksionimi i shoqërive të sigurimeve të jetë në përputhje me Ligjin e Mbikëqyrjes të Sigurimeve dhe për të siguruar kushte për konkurrencë të ndershme, AMS përmes një shkrese qarkore u dha sqarime dhe udhëzime shoqërive të sigurimeve.
Në linkun e mëposhtëm gjeni hollësitë dhe përmbajtjen e qarkores