Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, me rastin e 15 Marsit – Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve, organizoi takim pune online me temën “Rritja e besimit të konsumatorit në produktet dhe shërbimet financiare”.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, si dhe përfaqësues të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime, bankave dhe shtëpive të kursimit.
Sipas bashkëpunimit të vendosur, në takim u prezantuan aktivitetet e ardhshme me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRM) dhe Asociacionin Bankar të Maqedonisë (MBA).
Fushat e bashkëpunimit janë në fushën e informimit më të madh të konsumatorit, sjelljes korrekte në treg të institucioneve financiare dhe mbrojtjes më të madhe të të drejtave të konsumatorit.
Gjithashtu u prezantuan llogaritësit apo kalkulatorët e kredive, të cilët u projektuan nga OKM në mënyrë që të ndihmojnë konsumatorët të bëjnë një zgjedhje të informuar kur marrin një kredi, ripagimin e hershëm të kredisë apo kur vendosin që të tejkalojnë limitin lejuar në një llogari transaksioni ose kartë kredie.
Përdorimi i kalkulatorëve mundëson analizë komparative ose krahasuese në mënyrë që konsumatorët të bëjnë përzgjedhjen më të favorshme, ndërkohë që nuk nuk janë të ndërlikuar apo të vështirë për përdorim dhe duhet të jenë pjesë e orientimit strategjik drejt edukimit më të madh të konsumatorëve kur përdorin shërbime financiare.
Në takimin e punës u prezantuan edhe dy broshura për të ndihmuar konsumatorët në zgjedhjen korrekte të kredisë konsumatore ose hipotekare, si dhe analiza e kornizës ligjore dhe format institucionale të mbrojtjes së konsumatorit në shërbime të caktuara financiare, me konkluzione dhe propozime konkrete për përmirësimin e tyre në raportin me përdoruesit e shërbimeve financiare.
Këto aktivitete të Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë mbështeten nga BE-ja përmes Organizatës Evropiane për Mbrojtjen e Konsumatorit – BEUC dhe projektit „Empowering financial services consumers and representing their interests“ (Fuqizimi i shërbimeve financiare për konsumatorët dhe përfaqësimi i interesave të tyre).