Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se në periudhën nga muaji mars i vitit 2023 deri në qershor të vitit 2025 do të organizojë dhe zhvillojë trajnime dhe mbajtjen e provimit profesional të nevojshëm për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar (në tekstin e mëtejmë: provimi profesional për aktuar).
Thirrja për regjistrimin e personave për të marrë pjesë në trajnime dhe për të dhënë provimin profesional të kërkuar për marrjen e licencës për të punuar si aktuar i autorizuar do të publikohet nga Agjencia në faqen e saj të internetit dhe në gazetë ditore më 1.03. 2023.
Sipas Thirrjes, të gjithë të interesuarit do të mund të dorëzojnë në Agjenci , Kërkesë për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për aktuar në periudhën nga data 1-10.3.2023, ndërsa trajnimi për lëndën e parë të Kurrikulës do të fillojë më 13.3.2023.