Më 13 dhjetor u mbajt takimi i pestë i punës i Grupit të Punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, organizuar nga Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare. Në takim, përveç përfaqësuesve të autoriteteve rregullatore, ishin të ftuar edhe subjekte nga sektori privat dhe civil.
Qëllimi i takimit është të mundësojë dialog të rregullt ndërmjet rregullatorëve financiarë, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimin e propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar, për Qëllimin e zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.
Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Financave të SHBA-së, znj. Danielle Hopkins, konsulente për përfshirjen financiare, e cila ndau përvojën e aktiviteteve të kryera në fushën e edukimit financiar, gjithëpërfshirjes dhe mbrojtjes së konsumatorëve në SHBA. Eksperiencat e transferuara në kuadër të asistencës teknike për Ministrinë e Financave ofrojnë një bazë për perceptimin e mundësive të reja për përmirësimin e edukimit financiar të popullsisë në vendin tonë.
Në takim anëtarët e Grupit të Punës u njohën me fazën e dytë të inicuar të Projektit Rajonal të Njohurisë Financiare të mbështetur nga Rrjeti Ndërkombëtar i Edukimit Financiar INFE – OECD dhe Ministria e Financave e Holandës, e cila do të zhvillohet në periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027. Objektivat kryesore të fazës së dytë janë të mbështesë zbatimin e strategjive kombëtare, shkëmbimin e përvojave ndërmjet dhjetë vendeve pjesëmarrëse të rajonit dhe aktivitete të mëtejshme kërkimore në këtë fushë.
Anëtarëve të Grupit Punues iu prezantua Plani i aktiviteteve të përbashkëta të Trupit Koordinues për vitin 2024, i cili përveç ngjarjeve dhe aktiviteteve të rregullta përfshin aktivitete që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë në fushën e edukimit financiar, përfshirjes financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit. Njëkohësisht u theksua se për vitin 2024 është planifikuar intensifikimi i bashkëpunimit me Byronë për Zhvillimin e Arsimit në lidhje me programet arsimore që përfshijnë edukimin financiar brenda sistemit arsimor.
Gjithashtu, iu bë thirrje sektorit privat dhe atij civil për përfshirje aktive në aktivitetet e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, që do të siguronte një mbulim më të gjerë të popullsisë.
Grupi i punës për monitorimin e zbatimit të Strategjisë, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve rregullatore, shoqatave të sektorit privat dhe të sektorit civil, mban dy takime në vit, rreth mesit dhe fundit të vitit.