Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, me rastin e shënimit të Ditës së Sigurimit, 1 Nëntori, para përfaqësuesve të industrisë së siguracionit dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera shtetërore, si dhe të organeve rregullatore, mbajti një manifestim solemn.
Në këtë manifestim, fjalë përshëndetëse mbajti z. Zoran Stavreski, Zëvendës Kryetar i Qeverisë dhe Ministër i Financave, z. Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë dhe z. Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve.
Pas fjalëve të tyre përshëndetëse, pasoi promovimi i dy materialeve më të reja informative – edukative të përgatitura nga Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve (ASS) që janë në drejtim të aktiviteteve të vazhdueshme për edukimin financiar të popullsisë.
Në kuadër të manifestimit u nda çmimi dhe mirënjohja për punimin më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015 me titull: “Analizë e vdekshmërisë së shfrytëzuesve të anuiteteve nga më shumë vende dhe korrigjimi i tabelave të popullatës maqedonase të vdekshmërisë”. Punimi e trajton problematikën aktuale dhe të favorshme shoqërore që ka të bëjë me punën e shoqërive të siguracionit të jetës dhe të shoqërive pensionale, lidhur me vdekshmërinë e shfrytëzuesve të anuitetit (shkarkoje këtu).
Çmimin, autorit z. Risto Bajatov ia ndau kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve, z. Klime Poposki dhe pas kësaj pasoi prezantimi i shkurtër i punimit nga ana e autorit.