Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 8 deri më 10 maj, të vitit 2012 do të jetë nikoqire e seminarit rajonal për autoritetet rregullatore të sigurimit në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore, me titull ” Mbikëqyrje makroprudenciale dhe grupore”.
Kjo ngjarje ekskluzive është organizuar në bashkëpunim me Institutin për Stabilitet Financiar (FSI) e vendosur në Basel, Zvicër dhe Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve së Sigurimeve (IAIS). Seminari do të mbulojë temat mbi menaxhimin e stabilitetit financiar dhe rreziqet duke përfshirë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve rregullatore. Për më shumë informacione rreth programit ju lutem klikoni këtu.