Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (‘’ Gazeta Zyrtare nr. 27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 88/2005, 79/2007, 08/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, dhe 44/2011), Këshilli i ekspertëve i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve sollën vendim për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës për Shoqërinë aksionere Uniqa life, Shkup.
Si themelues të shoqërisë së re për sigurimin e jetës paraqitet SIGAL UNIQA Group Austria.
Shoqëria e re aksionere Uniqa life është e vendosur në adresën Rr. Marksi dhe Engelsi nr.3, Shkup.
Me lëshimin e licencës së re, numri i shoqërive të sigurimit për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të jetës rritet për një kompani tjetër dhe në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë aktualisht veprojnë një total prej katër shoqërive për sigurimin e jetës.