Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit ka lëshuar licencë për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës – Themelimi i një shoqërie të re sigurimi
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (‘’ Gazeta Zyrtare nr. 27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 88/2005, 79/2007, 08/2008, 88/2008, 56/2009, 67/2010, dhe 44/2011), Këshilli i ekspertëve i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve sollën vendim për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës për Shoqërinë aksionere Uniqa life, Shkup.
Si themelues të shoqërisë së re për sigurimin e jetës paraqitet SIGAL UNIQA Group Austria.
Shoqëria e re aksionere Uniqa life është e vendosur në adresën Rr. Marksi dhe Engelsi nr.3, Shkup.
Me lëshimin e licencës së re, numri i shoqërive të sigurimit për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të jetës rritet për një kompani tjetër dhe në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë aktualisht veprojnë një total prej katër shoqërive për sigurimin e jetës.
Sfidat në harmonizimin e mbikëkqyrejs vendore dhe mbikëqyrjes së sigurimeve me regulativen dhe praktikat e Unionit Evropian
30-31 Maj 2011, hotel Granit
Ohër, Maqedoni
Agjencia për mbikëqyrejn e sigurimit organizon konferencë rajonale për mbikëqyrësit e sigurimeve. Qëllimi i konferencës është për të diskutuar çështje të rëndësishme rreth harmonizimit të rregulloreve dhe praktikave të BE-së në sistemin juridik të mbrendëshëm, dhe për të mundësuar shkëmbimin e përvojave në mes rregullatorëve mbikëqyrëse të sigurimeve. Organizimi i konfrencës përkrahët nga projekti rajonal USAID- Partnerët për stabilitet financiar (PFS).
Konferenca është titulluar “Sfidat në harmonizimin e mbikëkqyrejs vendore dhe mbikëqyrjes së sigurimeve me regulativen dhe praktikat e Unionit Evropian”. Temat që do të jenë pjesë e konferencës janë: ” Sfidat në aftësinë paguese II” dhe ” Mbikëqyrja e bazuar në rrezik”, si dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushën e sigurimeve. Konferenca do të mbahet më datë 30 dhe 31 Maj 2011 në hotelin Granit, Ohër.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga autoritet mbikëqyrëse të sigurimeve te vendeve të Evropës Juglindore të cilët janë në faza të ndryshme në rrugën drejt pranimit në BE, si dhe përfaqësues të organeve mbikëqyrëse në vendet e BE-së, International Association of Insurance Supervisors (IAIS), European Insurance and Occupational Pensions Authority (EIOPA) si dhe ekspertë nga univerzitete të famshme.
Në bashkangjitje e keni programin e konferencës. Gjuha e punës së konferencës është gjuha angleze. Për më shumë informacion , kontaktoni person përgjegjës (z. Darko Blazhevski, e-mail:darko.blazevski@aso.mk , tel 3 254 062
ASO konkurs
K O N K U R S
Për çmim vjetor për studiuesit e rinj për punë më të mire kerkimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgaditjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë, si dhe afirminin e profesionistëve të rinj, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jep çmim vjetor në vitin 2011 për kërkim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë.
Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve është në vlerë prej 80.000,00 denarë.
Në kërkimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikes se Maqedonisë me temë adukuate. Kërkimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstrakte, bibliografia dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarte të kërkimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët më poshtë:
– Abstraktet;
– Shqyrtimin e literaturës së konsultuar nga fusha e cila hulumtohet;
– Përshkrimin e metodave të kërkimit të përdorura në punën kërkimore;
– Analiza;
– Përceptimet përmbyllëse;
– Bibliografia.
Te drejte për të marrë pjesë në konkursi kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë deri në moshë tridhjete e pesë vjeçe. Të punësuarit dhe anëtarët e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Studimi kërkimorë dorëzohet në gjuhën maqedone.
Një autor mund të paraqesë vetëm një studim kërkimorë.
Në konkurs autorët mund të konkurojnë edhe me studimet kërkimore të botuara gjatë vitit 2010. Në momentin e paraqitjes së studimeve kërkimore, autori duhet të specifikojë se kur dhe ku është botuar studimi kërkimorë.
Konkursi do të konsiderohet i suksesshëm nëse aplikojnë së paku tre(3) studime kërkimore që i përmbushin kushtet e përmenduara më lartë.
Studmiet kërkimore dorëzohen deri te Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve me shënim: “Për çmimin vjetor të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve për vitin 2011” nëpërmjet postës elektronike, në adresën: konkurs@aso.mk
Përveç studimit kërkimor, autori duhet të paraqesë të dhëna biografike. Studimet kërkimore e dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.
Zgjedhja më e mirë e studimit kërkimor bëhet nga Komisioni i përbërë nga pesë anëtar, tre prej të cilëve janë anëtarë të jashtëm. Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit e cakton Këshilli i ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve vendim i cili do të shpallet në faqen e internetit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeveve.
Afati i fundit për dorëzimin e studimeve kërkimore eshtë me datë 31.08.2011
Çmimi vjetor i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve do të jepet me datë 01.11.2011, me rastin e ditës së themelimit të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve.
Nënshkrim Memorandum Bashkëpunimi në mes të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Rumanisë
Më 21 Shkurt, të vitit 2011 të dy organet rregullatore, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve e Republikës së Maqedonisë (AMS), dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Rumanisë, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Ky Memorandum është një bazë e mirë dhe e hap hapësirën për bashkëpunim të suksesshëm me qëllim për të shkëmbyer përvoja dhe informata mbi tregjet e sigurimit në të dy vendet, shkembimi i njohurive përmes vizitave studimore dhe organizimin e takimeve dhe mbledhjeve rajonale dhe forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve administrative.
Trajnim për stafin e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit
Me qëllim që në mënyrë efikase të zbatojë aktivitetet dhe përgjegjësit e veta ligjore, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit (AMS) nëpërmjet themelimit dhe zbatimit të një sistemi për edukim dhe trajnim profesional të punonjësve vazhdimisht investon në përforcimin e kapaciteteve për mbikëqyrje. Në kuadër të aktiviteteve të zhvillimit të mbikëqyrjes, kryen trajnime të rregullta në vend dhe jashtë vendit. Në periudhën prej 1-4 shkurt, 2011 në Ohër, u krye trajnim për mbikëqyrësit, organizuar nga Agjencia në bashkëpunim me trupin rregullator Gjerman – BAFIN..
Nënshkrim Memorandum Bashkëpunimi në mes të Agjencisë për Mbikqyrjen e Sigurimeve dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Maqedonisë
Më 18 janar 2011 Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve thellojë bashkëpunimin me Bankën Qendrore, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit.
Ky Memorandum është një bazë e mirë dhe e hap hapësirë për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm mes dy institucioneve, me qëllim për të shkëmbyer informacion, njohuri, përvojë dhe forcimin e kapaciteteve.
Licencë për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit ka lëshuar licencë për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës-Themelimi i një shoqërie të re sigurimi VIG
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbikqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare nr. 27/2002, 84/2002, 98/2002, 33/2004, 88/2005, 79/2007, 08/2008, 88/2008 , 56/2009 dhe 67/2010), Këshilli i ekspertëve i Agjencisë për Mbikqyrjen e Sigurimeve sollën vendim për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari sigurimi të jetës për Shoqërinë aksionere WINNER life- Vienna Insurance Group, Shkup.
Si themelues të shoqërisë së re për sigurimin e jetës paraqitet shoqëria me renome ndërkombëtare Vienna Insurance Group (Vienna Insurance Group Wiener-Städtische Versicherung AG), Schottenring 30, A-1010 Wien, nga Republika e Austrisë.
Shoqëria aksionere WINNER life- Vienna Insurance Group, Shkup është e vendosur në adresën Bul. “Metropolitan T. Gologanov” nr.28 / 1 Shkup.
Me lëshimin e licencës së re, numri i shoqërive të sigurimit për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të jetës rritet për një kompani tjetër dhe në tregun e sigurimit në Republikën e Maqedonisë aktualisht veprojnë një total prej tre shoqërive për sigurimin e jetës.
– Memorandum për bashkëpunim në mes të AMS dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Kapitalit të Financuar nga Sigurimi Pensional
Më 14 Dhjetor të vitit 2010, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve e Republikës së Maqedonisë (AMS), dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Kapitalit të Financuar nga Sigurimi Pensional nënshkruan memorandum për bashkëpunim.
Memorandumi si kornizë ligjore e rregullon mënyren e bashkëpunimit dhe në të njejtën kohë perfaqëson bazë për forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe forcimin e besimit mes dy organeve rregullatore .
Akti i nënshkrimit të memorandumit u zhvillua ne Agjencië për Mbikëqyrjen e Kapitalit të Financuar nga Sigurimi Pensional dhe u nënshkrua nga z. Bulent Dervishi, drejtor I Agejncionit për Mbikëqyrjen e Kapitalit të Financuar për Sigurim Penzional dhe Z. Klime Poposki, Kryetar i Këshilit të AMS.
– Seminar I organizuar dy-ditor me temë ‘’ Menaxhimi I Rreziqeve në Ndërrmarje ‘’
Në interes të monitorimit të trendeve moderne në administrimin e rrezikut, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve organizoi një seminar dy-ditor me temë ‘’ Menaxhimi I rreziqeve në ndërmarrje’’- An Overview of Enterprise Risk Management (ERM). Ky seminar u mbajt më 24 dhe 25 nëntor , duke filluar nga ora 09-13 në Universitetin Europian në Shkup. Kryetari I Këshillit të Eksperteve të Agjencise , z. Klime Poposki , e hapi takimin dhe përshëndeti pjesëmarrësit. Seminari u ndoq nga aktuare , menaxherët , si dhe përfaqësues nga departamentet e financave të kompanive të sigurimit .
Lektori I seminarit ishte një profesor I njohur Thomas A. Aiuppa, Ph.D., CPCU, i Universtitetit të shtetit Kolorado, Shtetet e Bashkuara.
Ky seminar u organizua për të promovuar rëndësinë e konceptit të ERM , në kontekstin e qasjes sistematike , e cila është e nevojshme për të përcaktuar marrëdhëniet në mes të rreziqeve të veçanta për të vlersuar efektin e riskut të portfolit , si një çështje veçanarisht e rëndësishme në industrinë e sigurimeve.