Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se do të organizojë trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për kryerjen e veprimtarive të brokerimit në sigurime (në tekstin e mëtejmë: trajnim dhe provim profesional për broker).
Trajnimi për broker në kohëzgjatje prej 4 ditësh (gjithsej 27 orë mësimore) do të zhvillohet në datat 26-28.3.2020 dhe 4.4.2020 në ambientet e “Universitetit Evropian” që ndodhet në Bulevardin “Klimenti i Ohrit” nr.68 në Shkup.
Koha e saktë dhe orari i detajuar i leksioneve në kuadër të trajnimit, si dhe afatet e sakta dhe orari i detajuar i mbajtjes së provimit profesional për broker do të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (aso.mk) përpara fillimit të trajnimit respektivisht provimit.
Të gjithë të interesuarit, brenda datës 6.3.2020, mund të paraqiten për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker me parashtrimin e dokumentacionit vijues: (me shënimin: Aplikim për trajnim/ Kërkesë për dhënien e provimit për broker) në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (adresa: rruga Maqedonia pp – Pallati Llazar Pop Trajkov, kati i V, Shkup):
- Formulari i plotësuar – Aplikim për pjesëmarrje në trajnimin për broker/Kërkesë për dhënien e provimit profesional për broker ( i aksesueshëm në faqen e interentit të Agjencisë ose në Arkivën e Agjencisë)
- Kopje e letrënjoftimit;
- Vërtetim respektivisht Diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm (shkalla IV) ose shkallë më të lartë të arsimit, në origjinal ose të vërtetuar tek personi i autorizuar – noteri: dhe
- Argument për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker.
Nëse emri dhe mbiemri personal në ndonjë prej dokumenteve të përmendura më lart nuk janë identike me ato të përcaktuara në Aplikim / Kërkesë, personi gjithashtu duhet të kërkohet të paraqesë certifikatë martese ose një vendim për ndryshimin e emrit ose mbiemrit personal.
Kompensimi për të marrë pjesë në trajnim dhe dhënien e provimit profesional për broker përcaktohet në Listën e Tarifave për përmbajtjen dhe vlerën e kompensimeve dhe tatimeve që i paguhen Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr.147/2009, 149/2009, 154/2009, 20/2012, 130/2013, 1/2015, 22/2016, 16/2017 dhe 23/2020) dhe ka vlerën prej 14.000 denarësh.
Argumenti për kompensimin e paguar duhet që të përmbajë të dhënat vijuese:
QËLLIMI I PAGESËS: | Pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për broker |
EMRI I PRANUESIT: | Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – Shkup |
BANKA E PRANUESIT: | Stopanksa Banka SHA – Shkup
|
LLOGARIA: | 200002007041251 ose |
BANKA E PRANUESIT: | NLB Banka SHA-Shkup |
LLOGARIA: | 210065288480132 |
Trajnimi i brokerëve përfshin 9 (nëntë) fusha- module:
- Bazat e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit;
- Legjislacioni i sigurimeve;
- E drejta tregtare dhe obligative
- Ndërmjetësimi i Sigurimeve dhe Kodi i Etikës
- Sigurimi i jetës
6 Sigurimi jo-jetë.
- Aspektet financiare të aktivitetit
- Regjistrimi i rriskut dhe ndërmjetësimi gjatë realizimit të dëmeve
- Risigurimi
Përmbajtja e detajuar e secilit prej moduleve të trajnimit për broker është elaboruar në Kurrikulën e Provimit profesional për Broker të vendosur nga Agjencia dhe përmban vlerësimin, rregulloret dhe literaturën e nevojshme. Programi mësimor publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Mënyra dhe procedura për mbajtjen e trajnimit dhe provimin profesional për broker përcaktohen në detaje në Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kushtet e mbajtjes së trajnimit dhe dhënien e provimit profesional për kryerjen e veprimtarive për broker në sigurime (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 47/2019 dhe 35/2020).
Kandidatët që kanë kaluar me sukses provimin profesional për broker do të marrin Certifikatë për dhënien e provimit profesional për broker.
Kandidatët që tre herë me rradhë nuk e japin provimin profesional për broker do të humbasin të drejtën për dhënien e provimit dhe trajnimin e paraparë.
SHËNIM:
Për shkak të kapaciteteve të kufizuara për mbajtjen e provimit profesional, numri i kandidatëve për pjesëmarrje në trajnim, përkatësisht dhënien e provimt është i kufizuar, kështu që regjistrimi do të bëhet sipas parimit kërkesa e parë –miratohet e para.
Aplikimet / kërkesat për pjesëmarrje në trajnim dhe mbajtjen e provimit profesional që do të paraqiten pas plotësimit të numrit maksimal të mundshëm të kandidatëve, si dhe aplikimet / kërkesat që do të paraqiten pas afatit të fundit për paraqitjen e tyre, nuk do të merren në konsideratë.
AGJENCIA E MBIKËQYRJES SË SIGURIMEVE