Lidhur me lajmet e publikuara se BPRM revokoi licencën e funksionimit të EUROSTANDARD BANKA SHA Shkup, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon opinionin se tregu i sigurimeve mbetet i qëndrueshëm dhe zhvillimet rreth bankës së lartpërmendur nuk do të ndikojnë negativisht në likuiditetin dhe aftësinë paguese të aktiviteteve të shoqërive të sigurimeve.
Faktet thonë:
Aktiva e përgjithshme e sektorit të sigurimeve më 30 qershor 2020 arrin në 26.4 miliardë denarë. Sektori i sigurimeve përbëhet nga 16 kompani sigurimesh, nga të cilat 11 kryejnë veprimtari të sigurimit jo-jetë dhe pesë kryejnë veprimtari të sigurimit të jetës. Katër kompani të sigurimeve kishin para dhe depozita në Bankën Eurostandard në 30.6.2020 dhe vlera totale ishte 31 milionë denarë, që është 0,1% e vlerës totale të aktiveve të sektorit të sigurimeve. Në të njëjtën kohë, nga investimet e përgjithshme të sektorit të sigurimeve në instrumentet bankare, investimi në Bankën Eurostandard është 0.3%. Shumica e tyre janë plasmane të dy kompanive të sigurimeve me një pozicion solid të aftësisë paguese.
Gjatë vitit 2019, SHA e Sigurimeve EUROLINK Shkup, u bë me pronar të ri, përkatësisht grupi austriak i sigurimeve GRAVE nga Graz i bleu të gjitha aksionet e dhëna nga kjo shoqëri e sigurimeve nga pronari i mëparshëm, i cili është pronar i bankës. Prandaj, kjo shoqëri e sigurimeve nuk është në pronësi të bankës dhe nuk ekziston rreziku i transferimit të detyrimeve nga banka në kompaninë e sigurimeve.
Konkluzioni që është marrë nga faktet e deklaruara konfirmon konstatimin se nuk ekziston asnjë rrezik që hapja e procedurave të falimentimit të Bankës Eurostandard do të ndikojë në përmbushjen e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimeve dhe as nuk do të ndikojë në mënyrë thelbësore në përfitimin dhe aftësinë paguese të shoqërive të sigurimeve.