Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve informon kandidatët e regjistruar për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për përfaqësues të sigurimeve respektivisht brokerë të sigurimeve në sezonin e provimeve për muajin mars (bazuar në Njoftimin e publikuar për mbajtjen e trajnimit dhe provimit profesional më 2.03.2020), që trajnimi dhe dhënia e provimeve profesionale të të dy trajnimeve të organizuara nga Agjencia (të cilat janë shtyrë më parë), për shkak të gjendjes ende aktuale të shkaktuar nga pandemia me KOVID 19 (koronavirusin), nuk do të mbahet derisa gjendja të normalizohet plotësisht dhe të krijhen kushte të përshtatshme në përputhje me protokollet shëndetësore të miratuara nga Qeveria.
Të gjithë kandidatët e regjistruar për dy trajnimet e organizuara nga Agjencia, do të njoftohen gjithashtu në kohën e duhur për kohën dhe vendin e trajnimeve dhe dhënien e provimeve profesionale, në përputhje me kalendarin e provimeve të publikuara në Qendrën e Provimeve të Shtetit.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve