Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve i informon të gjithë personat e interesuar se duke filluar nga data 1 Nëntor të vitit 2011 do të organizojë trajnim për aktuar, në kohëzgjatje prej 2 ( dy ) viteve. Kandidatët të cilët pas ndjekjes së trajnimit dhe dhënies me sukses të provimeve do të pajisen me Certifikatë për provimin profesional të dhënë, Certifikatë e nevojshme për marrjen e lejes për punë për aktuar të certifikuar.
Trajnimi i aktuarëve përbëhet nga lëndët e mëposhtme:
- Propabiliteti dhe statistika
- Matematika financiare
- Modelimet stohastike
- Ekonomi
- Modelet e përjetimeve
- Matematika I e aktuarëve
- Matematika II e aktuarëve
- Menaxhimi i fondeve investive
- Sigurimi jetësor
- Sigurimi jo jetësorë
- Sigurimet shoqërore dhe pensionale
- Sigurimi shëndetësor
- Kontabiliteti në sigurime
- Kuadri ligjor që ka të bëj me sigurimet
- Profesionalizmi dhe etika
Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të hyj në provim më së shumti dy herë dhe në qoftë se dy herë nuk e kalon provimin i humbet e drejta të vazhdojë trajnimin. Ligjëratat do të mbahen gjatë javës e pastaj hyhet në provim, më së voni një muaj nga dita e mbarimit të ligjëratave për lëndën e caktuar.
Kompensimi për ndjekjen e trajnimit ( detyrimisht për të gjithë 15 provimet ) është në shumë prej 120.000,oo ( njëqind e njëzet mijë ) denarë.
Fletëpagesa për kompensimin e paguar duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
QËLLIMI I PAGESËS: Trajnimi dhe provimi profesional për aktuar të certifikuar
EMRI I PRANUESIT: Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve – Shkup
BANKA E PRANUESIT: Stopanska Banka SH.A.- Shkup
LLOGARIA BANKARE: 200002007041251
Te gjithë kandidatët e interesuar, munden të parashtrojnë fletëparaqitje për të ndjekur trajnimin në Agjencinë për mbikëqyrjen e sigurimeve, në adresën që vijon: Rr. Vasil Glavinov nr. 12, TCC Playa, kati i 2-të ( në arkiv ), më së voni deri më datë 31 Tetor të vitit 2011, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri 16:30.
Kandidatët fletëparaqitjes duhet ti bashkëngjisin:
- Dëshmi për përgatitje sipërore profesionale ( në origjinal, ose të vërtetuar në noter )
- Provë për kompensimin e paguar për pjesëmarrje në trajnim dhe dhënie të provimeve
- Letërnjoftim ( Pasaportë – për shtetasit e huaj) në këqyrje
Fletëparaqitja për ndjekjen e trajnimit mund të merret në Arkivin e Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve ose në mënyrë elektronike në web faqen e internetit të Agjencisë www.aso.mk
Me qëllim që kandidatët e interesuar të njoftohen në detaje, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve do të organizojë takime në ditët në vijim: 7 Tetor, 14 Tetor, 21 Tetor dhe 28 Tetor të vitit 2011 me fillim në ora 15:00 në zyrat e Agjencisë.