Në periudhën prej 11-12 prill, në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, u mbajtë Konferenca e bashkëveprimit ndërmjet sigurimit jetësor dhe sigurimit pensional, në organizim të Lidhjes ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimit (IAIS), Organizatës ndërkombëtare të mbikëqyrësve pensional (IOPS), Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) dhe Banka Popullore e Republikës së Sllovakisë (NBS). Qëllimi i ngjarjes është të shqyrtohet rëndësia e akumulimit dhe menaxhimit të mjeteve dhe obligimeve, në mënyrë që do të siguroj përkrahje për zhvillim dhe siguri të të ardhurave nga pensioni. Kryetari i Këshillit të ekspertëve, z. Klime Poposki, morri pjesë me prezantim dhe si pjesëmarrës në panel, në të cilin u diskutua për qasjen e rregullatorëve, në lidhje me trajtimin e produkteve afatgjate financiare të sigurimit dhe fondeve pensionale, dhe atë në shoqëri me z. Preston Rutledge, ndihmës i sekretarit shtetëtor të Departamentit të Punës së SHBA-ve, z. Conor Donaldson, Udhëheqës i Komitetit për zbatim në Lidhjen ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimeve, profesori Karel Van Hulle nga Universiteti Katolik Luven, Belgjikë dhe profesor nderi në Universitetin e Getes në Frankfurt dhe udhëheqës i mëparshëm në Komisionin Europian, në Njësinë për sigurime dhe z-nja Manuela Zweimüller, Drejtore e Njësisë për rregullativë në Rregullatorin europian për sigurime dhe pensione (EIOPA).
Në panel u diskutua për ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet trajtimit rregullator të produkteve afatgjate në sektorin e sigurimeve dhe pensional, si dhe për risitë në sigurimet dhe pensionet, duke identifikuar disa sfida të përbashkëta dhe esenciale.
Njëherit, Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve, z. Klime Poposki i theksoi rezultatet pozitive në zhvillimin e sigurimeve të jetesës në dekadën e fundit, të cilat shënojnë rritje sa më të lartë kumulative prej 455% dhe rritje mesatare vjetore prej 21 % ndërmjet vendeve të Europës juglindore. “Mbikëqyrje efektive, cilësore dhe e pavarur, e cila i zbaton në punën e saj parimet rregullative ndërkombëtare, të shënuara nga ana e Lidhjes ndërkombëtare të mbikëqyrësve të sigurimeve, harminizimin me direktivat europiane të sigurimeve, aktivitetet e edukimit financiar, si dhe ambienti i volitshëm makroekonomik, stabiliteti monetar dhe financiar dhe prania e fuqishme e grupave të sigurimeve nga UE në vendin tonë, paraqesin faktorë kyçë për rezultatet e arritura”, theksoi Poposki në prezantimin e tij.