Sistemi financiar është i gatshëm që të ballafaqohet me krizën e virusit korona. Rregullativa prudente e rregullatorëve financiarë, në pjesë të madhe e harmonizuar me rregullativat evropiane, kontribuoi që sistemi të jetë në gjendje që të mund të ballafaqohet me goditjen e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.
Këto janë një pjesë e konstatimeve nga mbledhja fundit e Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski.
Seancën e kryesoi Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ndërsa morën pjesë edhe Ministrja e Financave, Nina Angellovska, Kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti dhe kryetari i Agjencisë të mbikëqyrjes të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali.
Lidhur me stabilitetin e sektorit të sigurimeve, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Kërste Shajnoski, theksoi se ky sektor vazhdon të funksionojë në mënyrë stabile, me përparësi dhe rreziqe të identifikuara të cilat duhet të ndiqen me qëllim që të kjo tendencë të vazhdojë.
Ai përmendi se deri më tani AMS-ja ka miratuar dy pako të masave. Me pakon e parë, ndër të tjera iu urdhërua shoqërive të sigurimeve që të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për ruajtjen e kapitalit dhe solvencës së tyre në drejtim të mbrojtjes së plotë të të drejtave të personave të siguruar.
“Me ndryshimet e miratuara në tre rregulloreve dhe një vendimi, shoqërive të sigurimeve u jepet hapësirë shtesë rregullatore në punën e tyre, që patjetër do ketë efekt pozitiv edhe mbi shfrytëzuesin e fundit të sigurimit në raport me dinamikën e pagesës së detyrimeve ndaj primeve dhe pagesave reale dhe në kohë të dëmeve. Me ndryshimet rregullatore, ndër të tjera u mundësohet shoqërive të sigurimeve që të sigurojnë asete likuiduese për funksionim normal dhe pagesë të rregullt të dëmeve” , theksoi Shajnoski.
Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska së pari u referua masave të ndërmarra deri më tani të Bankës Popullore, që kanë të bëjnë me sistemin bankar, e të cilat kanë për qëllim mirëmbajtjen dhe përforcimin e mëtejmë të stabilitetit të tij, por edhe krijimin e parakushteve që bankat, edhe krahas sfidave të numërta me të cilat ballafaqohen, të vazhdojnë edhe më tej të sigurojnë mbështetje të domosdoshme kreditore për ekonominë. Theksi u vu në ndryshimet rregullatore me të cilat u mundësua fleksibilitet më i madh për bankat gjatë ristrukturimit të kredive me qëllim lehtësim të barës financiare të shfrytësueve të kredive. Poashtu, u theksuan edhe masat të cilat kanë për qëllim lirimin e likuiditetit të bankave dhe drejtimin e tij drejt mbështetjes së ekonomisë, përmes shumës së zvogëluar të ofertës të bonove të thesarit dhe mundësisë për lirimin e rezervës obligative për kreditë e ristrukturuara dhe të miratuara të sektorëve të prekur.
U sqaruan edhe lehtësimet e përkohshme lidhur me raportimet rregullatore dhe qasjen supervizore për bankat, me të cilat u mundësohet përqëndrim më i madh i nevojave të qytetarëve dhe kompanive.
Ashtu siç theksoi guvernatorja, gjatë marrjes të secilës prej masave, nga Banka Popullore analizohet ndikimi I tyre, si në çdo bankë në veçanti, po ashtu edhe në gjithë sistemin bankar në tërësi, me qëllim që masat njëkohësisht të jenë në funksion të mbështetjes së ekonomisë maqedonase dhe në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.
„Stres-testimi më i ri tregon se edhe tek bankat në veçanti por edhe tek sistemi bankar në tërësi, nga viti i kaluar, rezistenca ndaj goditjeve është rritur. Sistemi është i shëndoshë dhe stabil, me likuiditet dhe solvencë të lartë dhe stabile”, theksoi Angellovska – Bezhoska.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, theksoi se që menaxhimin cilësor të situatës aktuale, koordinimi midis Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave është shumë i rëndësishëm. Në pjesën e masave që prekin sistemin financiar, janë ndërmarrë aktivitetet e kompanive financiare dhe kompanive të lizingut, duke prezantuar një masë për të zvogëluar anuitetet e përdoruesve të kredisë deri në 70% të aunitetit. Masat që ndërmerren tek sektori real janë në drejtim të mirëmbajtjes dhe rritjes së likuiditetit përmes dy linjeve të kredive pa interes, lirimeve tatimore, masave për mbështetje financiare, por edhe aktiviteteve të rregullta – sikurse servisimi i shpejtë i kthimit të TVSH-së ndaj firmave.
„Kthimi i TVSH-së ndaj ndëmarrjeve vetëm për muajin prill është 38 milionë euro, që është për 23% më shumë në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kthimi i TVSH-së nga fillimi i vitit është 145 milionë euro, që është për 16,7% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kthimi i shpejtë i TVSH-së është me rëndësi të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen e likuiditetit të ndërmarrjeve, veçanërisht në këto kushte të krizës shëndetësore-ekonomike. Poashtu, drejt rritjes së likuiditetit veprohet edhe përmes kredive pa interes nga linja “Kovid 1” dhe “Kovid 2” të Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, në shumë totale prej 13,7 milionë euro, që janë me rëndësi të madhe sepse i targetojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Së shpejti, përmes bankave komerciale do të plasohet edhe linja kredi të lira në një shumë prej 51 milionë eurosh. Më tej, këtu është edhe masa për pagesë të prolonguar të akontacioneve në tatimin në fitim për ndërmarrjet dhe tatimi i të ardhurave personale për kryerësit e pavarur të një veprimtarie. Përmes masës për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për një të punësuar për muajt prill dhe maj, shumë e cila vlerësohet në rreth 100 milionë euro, krahas qëllimit bazë për pagesë të pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës, ajo paraqet një injektim likuidues shtesë në ekonomi”, theksoi Angellovska.
Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti iu referua aktiviteteve të cilat KLV-ja i ndërmori me qëllim sigurimin e vazhdimësisë në funksionimin e tregut të kapitalit dhe stabilizimin e çmimit të aksioneve në bursë. “Qarkullimi total i realizuar në Bursën e Maqedonisë përfshirë edhe datën 28 prill është rreth 78 milionë euro. Krahasuar me indekst kryesore të bursës në rajon, indeksi kryesor i bursës MBI 10 ka rënien më të ulët prej 6.92% në raport me vlerën e tregtimit në ditën e fundit të vitit 2019”, theksoi Aliti.
Ajo gjithashtu theskoi se në drejtim të transparencës më të madhe, KLV-ja kërkoi nga kompanitë e listuara që të veprojnë në përputhje me prefiksin “më tepër se” harmonizim të pastër dhe “më tepër se” shpalosje, ku shoqëritë tashmë filluan që përveç raportimet në kohë, në SEI Net t’i publikojnë edhe vlerësimet e menaxhmentit për ndikimin e krizës me virusin korona mbi punën e kompanisë në tremujorin e parë, si dhe mbi punën e ardhshme financiare.
Në mbledhje u theksua se ndikimi i pandemisë së COVID-19 mbi tregjet botërore financiare pritet të ketë vetëm efekte afatshkurtra mbi fondet pensionale, duke pasur parasysh se ata janë investitorë afatgjatë.
“Fondet tona pensionale ende janë në fazën e akumulimit dhe pritet rikuperimi dhe stabilizimi gradual i tyre, që do të sillte rezultate të mira investive të cilat do të kompensojnë realizimet e shkaktuara nga goditjet aktuale të tregjeve” , tha kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali.
Ai theksoi që mbi 95% të anëtarëve në shtyllën e dytë pensionale janë të grupmoshës më të rinj se 50 vjet dhe se pritet që ndikimet afatshkurtra të pavolitshme nga kriza me virusin e koronës të neutralizohen në periudhën që do të vijojë. Siç theksoi Ali, nuk priten ndryshime dhe lëvizje të rëndësishme në strukturën e aseteve të fondeve pensionale, të cilat në mënyrë të konsiderushme do të ndikonin në stabilitetin financiar.
Në mbledhje u konstatua se me masat të cilat ndërmerren garantohet rishtasi se stabiliteti financiar do të mbetet i qëndrueshëm. Të gjithë rregullatorët financiarë shprehën gatishmëri dhe vendosmëri edhe për monitorim të mëtejmë të koordinuar të gjendjeve duke qenë të gatshëm që çdoherë kur do të jetë e nevojshme, të ndërmarrin edhe masa dhe aktivitete të mëtejshme në përputhje me kompetencat e tyre.