Sot, Agjencioni i mbikëqyrjes së Sigurimit (ASO), Ministria e Financave dhe Banka popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM), shpallën Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, i cili gjatë viteve të kaluara është një aktivitet i përbashkët me rastin e Ditës botërore të kursimit – 31 tetor dhe Ditës botërore të sigurimit – 1 nëntor. Të tre institucionet, bashkërisht marrin pjesë në Trupin Koordinues të institucioneve rregullatore në Maqedoni për edukim financiar, me këtë Konkurs synojnë të nxisin kreativitetin, imagjinatën si dhe mendimin kritik të nxënësve gjatë krijimit të veprave me temë kursimi dhe sigurimi. Këto institucione, në këtë mënyrë do të kontribuojnë për interesimin e mëtejshëm dhe edukimin e popullatës së re për këto dy segmente kyçe në sferën e financave.

Afati i fundit për dorëzimin e veprave është 15 tetor 2018.

 

Veprat e pranuara do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë Komisioni i formuar nga përfaqësuesit e tre institucioneve që kanë shpallur konkursin. Lista e nxënësve të shpërblyer, data dhe vendi i ndarjes së
shpërblimeve do të shpallet deri më datë 31 tetor 2018, në faqet e internetit të të tre institucioneve.
BPRM, Ministria e Financave dhe ASO shpresojnë se këtë vit konkurrenca do të shkaktojë një interesim të madh në mesin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë dhe se në mënyrë shtesë do të stimulojë përfitimin dhe zhvillimin e shprehive të kursimit dhe poashtu do të kontribuojë për një orientim më të mirë drejt mundësive që ofron sigurimi. Të tre institucionet do të vazhdojnë aktivitetet përmes të cilëve do të përpiqen të kontribuojnë në edukimin e duhur financiar të gjeneratave të reja, me çka do të mundësojnë rritjen e edukimit financiar të popullatës në Republikën e Maqedonisë edhe në të ardhmen.

 

KONKURSKI