Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në mbledhjen e mbajtur më datë 31.10.2016 e miratoi Raportin e Komisionit për zgjedhjen e punimit më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, me ç’rast punimin e Ivica Medarski – “Menaxhimi me rreziqet juridike në shoqëritë e sigurimeve” e shpalli për fitues të Konkursit për zgjedhjen e punimit më të mirë hulumtues nga fusha e menaxhimit me rreziqe dhe sigurime në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016.
Punimi i Ivica Medarski trajton çështje aktuale dhe pamjaftueshëm të analizuara në lidhje me punën e shoqërive të sigurimeve, ndërkaq ka të bëjë me menaxhimin me rreziqet juridike. Autori i analizon aktet juridike nacionale, aktet juridike të deleguara nga institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe Rekomandimet e autoritetit mbikëqyrës evropian të fondeve pensionale dhe shoqërive të sigurimeve (EIOPA). Situatën në tregun e sigurimeve në Maqedoni, autori e përcakton përmes përgjigjeve të fituara të pyetësorit të përpiluar me dedikim, në të cilin ka marrë përgjigje nga tetë shoqëritë për sigurim jo-jetësor, prej të cilave 7 u përkasin shoqërive të sigurimeve me seli në Bashkimin Evropian.
Autori, në punimin e tij, konkludon se shoqëritë të cilat morën pjesë në hulumtimin nuk kanë vendosur sistem zyrtar për menaxhimin me rreziqe, me ç’rast rreziqet me të cilat ballafaqohen i menaxhojnë nga aspekti i përvojës së tyre, konform detyrimeve nga aktet juridike të veprimtarisë. Autori e vë në dukje inkorporimin e sistemit të integruar të rreziqeve juridike me propozim për hapat dhe radhitjen e cila duhet të respektohet gjatë inkorporimit të këtij sistemi.