Mirëmbajtja e stabilitetit financiar për vendin është prioritet. Rregullatorët financiar vazhdimisht punojnë në avancimin e analizave dhe në ndjekjen e rreziqeve sistemore, në përputhje me standardet më të fuqishme ndërkombëtare. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska- Bezhovska, ministresha për financa, Nina Angelkovska, kryterja e Komisionit për letra me vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve i Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit, Klime Popovski dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit kapital të financuar pensional, Maksud Ali, në takimin e sotshëm të rregullatorëve financiar, theksuan se zbatohen praktikat më të mira të këtij domeni, në përputhje me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në kuadrin e Programit për vlerësimin e sektorit financiar (misioni FSAP).
Në diskutimin e takimit të punës, theks të veçantë është vënë mbi aktivitetet të cilat merren nga institucionet rregullatore, veçmas dhe bashkarisht, për harmonizimin e suksesshëm me direktivat dhe rekomandimet evropiane nga misioni FSAP. Madje që në fillim të takimit u theksua gatishmëria e plotë e të gjithë institucioneve për zbatimin ose realizimin e këtyre aktiviteteve, pas çka më konkretisht u diskutua edhe për dinamikën e zbatimit ose realizimit të tyre. U përmend se është mirë që edhe aktivitetet të zhvillohen në mënyrë të sinkronizuar, me qëllim që në periudhën pararendëse në mënyrë të bashkërenditur të zhvillohen mekanizma me të cilët në mënyrë plotësuese do të përforcohet stabiliteti i sistemit financiar.
Në takim u bisedua edhe për nevojnë për thellimin dhe formalizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes rregullatorëve financiar, që të krijohen korniza e përshtatshme makroprudente, në përputhje me direktivat e BE dhe me rekomandimet e misionit FSAP. Në raport me këtë, Banka Popullore prezanton ose shpalos një propozim-tekst të Memorandumit për bashkëpunim, i cili për shumë shpejt do të duhet të nënshkruhet. Me ato verifikohet synimi e institucioneve rregullatore dhe vendoshmëria e tyre e fuqishme për vendosjen e një bashkëpunimi edhe më të suksesshëm për përforcimin e stabiliteti dhe të arsyeshmërisë së sistemit tonë financiar.
Poashtu, në takim u përmend se me sukses ka filluar edhe procesi i përforcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, gjegjësisht të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare, në përputhje me praktikën më të mirë evropiane.
Rrumbullaksimi i aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me përforcimin e mëtejmë të rregulloreve vendore dhe praktikave të mbikëqyrjes së institucioneve rregullatore do të sigurojë garancë plotësuese për qëndrueshmërinë e sistemit tonë dhe për gatishmërinë e tij edhe më të madh për absorbimin e tronditjeve potenciale.