Më 16 prill, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) zbatoi me sukses aktivitetin edukativ për të rritur ndërgjegjësimin për sigurimet përmes një stende informacioni në terren. Një numër i madh qytetarësh morën informacion të drejtpërdrejtë, të qartë dhe të kuptueshëm në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe këshilla praktike për zgjedhjen e sigurimit të duhur. Aktiviteti kontribuoi në rritjen e transparencës, kuptimin më të mirë të produkteve të sigurimit dhe forcimin e mbrojtjes së personave të siguruar si konsumatorë.
Ky aktivitet është pjesë e kompetencave ligjore të AMS-së që synojnë edukimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve në fushën e sigurimeve.


