Nxënësit e shkollës së mesme “Josip Broz Tito”, Shkup, në hapësirat e Agjencisë të Mbikëqyrjen e Sigurimeve, përmes një shfaqje skenike, prezantuan temën “Mjeshtëritë financiare si aftësi jetësore – roli i sigurimit”, duke e kthyer në një histori kreative dhe edukative të frymëzuar nga situatat e përditshme.

Ideja dhe koncepti për shfaqjen skenike u zhvilluan në bashkëpunim midis Ekipit të Edukimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të udhëhequr nga koordinatorja Ratka Celakovski dhe gjimnazit “Josip Broz Tito”, ku nxënësit, nën mentorimin e mësueses së tyre, Emilija Veliçkova, e sollën përmbajtjen edukative si një shfaqje skenike krijuese, me qëllim që t’i prezantojnë të rinjtë me rëndësinë dhe domethënien e sigurimit, njohjen dhe menaxhimin e rreziqeve dhe rëndësinë e mbrojtjes financiare në një mënyrë të ndryshme, të drejtpërdrejtë dhe interaktive.

Përmes personazheve dhe situatave të paraqitura në skenë, nxënësit dërguan një mesazh se ngjarjet e paparashikuara janë pjesë e jetës së përditshme, ndërsa njohuritë financiare na ndihmojnë të marrim vendime të përgjegjshme dhe të jemi të përgatitur për rreziqet. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të sigurimit si mekanizëm për mbrojtje financiare, të drejtave të personave të siguruar dhe mekanizmave për mbrojtjen e tyre, si dhe rolit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në mbrojtjen e interesave të personave të siguruar, promovimin e besimit në sigurime dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil të tregut të sigurimeve

Me këtë aktivitet, Agjencia vazhdon të inkurajojë format moderne dhe krijuese të edukimit financiar dhe të sigurimeve, në të cilat të rinjtë nuk janë vetëm marrës të informacionit, por pjesëmarrës aktivë dhe transmetues të njohurive.