
Ideja dhe koncepti për shfaqjen skenike u zhvilluan në bashkëpunim midis Ekipit të Edukimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve të udhëhequr nga koordinatorja Ratka Celakovski dhe gjimnazit “Josip Broz Tito”, ku nxënësit, nën mentorimin e mësueses së tyre, Emilija Veliçkova, e sollën përmbajtjen edukative si një shfaqje skenike krijuese, me qëllim që t’i prezantojnë të rinjtë me rëndësinë dhe domethënien e sigurimit, njohjen dhe menaxhimin e rreziqeve dhe rëndësinë e mbrojtjes financiare në një mënyrë të ndryshme, të drejtpërdrejtë dhe interaktive.
Përmes personazheve dhe situatave të paraqitura në skenë, nxënësit dërguan një mesazh se ngjarjet e paparashikuara janë pjesë e jetës së përditshme, ndërsa njohuritë financiare na ndihmojnë të marrim vendime të përgjegjshme dhe të jemi të përgatitur për rreziqet. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të sigurimit si mekanizëm për mbrojtje financiare, të drejtave të personave të siguruar dhe mekanizmave për mbrojtjen e tyre, si dhe rolit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në mbrojtjen e interesave të personave të siguruar, promovimin e besimit në sigurime dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil të tregut të sigurimeve