Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), brenda kompetencave dhe autoriteteve të saj ligjore, edhe këtë vit hartoi dhe zbatoi një sërë aktivitetesh për edukimin financiar të popullatës.

Ndër qëllimet themelore të AMS-së janë mbrojtja e konsumatorit, zhvillimi i ndërgjegjësimit mbi sigurimin dhe mbikëqyrjen  e sigurimit, edukimin financiar dhe përfshirjen  financiare.

Detyra jonë, si rregullator i pavarur i tregut të sigurimeve, është të rrisim vazhdimisht ndërgjegjësimin e opinionit dhe perceptimin e sigurimeve si një interes publik të të gjithë shoqërisë.

Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm majin si muajin e arsimimit financiar!

Për më shumë detaje na ndiqni në edukacija.aso.mk dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn)