Shuma e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimet jo-jetë u rrit me 9.5 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një total prej 15 milionë eurosh janë paguar për dëmshpërblim dhe dëmet më të mëdha janë paguar nga “Triglav Osiguruvanje”, “Sava Osiguruvanje”, “Halk Osiguruvanje”, “Unika” dhe “Eurolink”. Rritja më e madhe e dëmeve të paguara është në sigurimin plotësues të shëndetit – 92 për qind më shumë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar
Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), qytetarët, ndërmarrjet dhe institucionet arkëtuan 15 milionë euro dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimeve jo-jetë në tre muajt e parë të këtij viti. Shuma e mjeteve të paguara për dëmet, të mbuluara nga policat e sigurimit, në tremujorin e parë të këtij viti u rrit me 9.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shumica e dëmeve të paguara i referohen mbulimit të auto-përgjegjësisë për të cilin 11 shoqëri që sigurojnë rreziqe të sigurimit jo-jetë paguan 525.6 milionë denarë (8.55 milionë euro). Kjo është 7,6 për qind më shumë dëme të paguara se e njëjta periudhë në vitin 2020. Kjo klasë e sigurimeve është e detyrueshme me ligj dhe gjeneron të ardhurat më të larta për shoqëritë nga shitja e policave, por edhe më tepër detyrime.
Dëmet më të mëdha në këtë klasë të sigurimeve në tre muajt e parë janë paguar nga: “Unika” 71.8 milionë denarë (1.2 milionë euro), “Triglav Osiguruvanje” 61.6 milionë denarë (1 milionë euro), “Viener” 59.4 milionë denarë (967,000) euro), “Halk Osiguruvanje” 57.5 milionë denarë (934,000 euro) dhe “Sava Osiguruvanje” 54.7 milionë denarë (890,000 euro).
Vlera e kompensimit total që shoqëritë paguan për dëmet në pronën e siguruar për këtë periudhë është 99.6 milionë denarë (1.62 milionë euro), që është 14.3 për qind më shumë se tremujorin e parë të vitit të kaluar. Pjesëmarrje më të madhe në fondet e paguara për dëmshpërblimin e pronës ka shoqëria “ADOR Maqedoni” dhe është 21.7 milion denarë (353,000 euro). Vijojnë “Euroins” me 19.1 milionë denarë (311,000 euro) dhe “Sava Osiguruvanje” me 13.3 milionë denarë (216,000 euro).
Në klasën e sigurimit të aksidenteve për tremujorin e parë, të siguruarit arkëtuan 129 milionë denarë (2.1 milionë euro), që rezulton 17 për qind më shumë mjete të paguar për dëmet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet me vlerë më të lartë janë paguar nga: “Eurolink” 21.3 milionë denarë (347,000 euro), “Triglav Osiguruvanje” 17,8 milion denarë (289,000 euro) dhe “Unika” 15,5 milion denarë (251,000 euro).
Në klasën me rritje më të shpejtë të sigurimit jo -jetë – sigurim plotësues i shëndetit në tremujorin e parë, policëmbajtësit nga shoqëritë e sigurimeve kanë marrë 43.8 milionë denarë (712,000 euro). Kjo është 92 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Lider në dëmet e paguara për sigurimin privat të shëndetit në këtë periudhë është “Eurolink” me realizim prej 16.1 milionë denarësh (262,000 euro) para “Halk Osiguruvanje” me 8 milionë denarë të paguara (130,000 euro) dhe “Triglav Osiguruvanje” me 10 milionë denarë (163,000 euro).
Në dëmet e përgjithshme të paguara në periudhën nga janari deri në mars, pjesëmarrjen më të madhe e kanë pesë shoqëritë e mëposhtme të sigurimeve jo-jetë: “Triglav Osiguruvanje” me 124.5 milionë denarë (2 milionë euro), “Sava Osiguruvanje” me 110.1 milionë denarë (1.8 milionë) “Halk Osiguruvanje” me 100.8 milionë denarë (1.64 milionë euro),” Unika ” me 100 milionë denarë (1.63 milionë euro) dhe “Eurolink “me 95.7 milionë denarë (1.55 milionë euro).
Numri i dëmeve të paguara në periudhën janar – mars të këtij viti është 17,530 dhe është rritur me 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve/policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.